Ekonomi

Pasiguri për miliona që punojnë në të zezë teksa Eurozona paralizohet

Muratori Salvatore La Barbera është i shqetësuar se në një hark kohor shumë të shkurtër familja e tij prej katër individësh do të mbetet pa ushqim. Me Italinë tani të paralizuar nga karantina për të nuk ka ndonjë mënyrë që të fitojë të ardhura për të ushyqer familjen.

“Të punosh në të zezë është e pamundur, sepse policia sapo të sheh të pyet pse je duke ecur nëpër rruge”, shprehet Salvatore për Reuters nga Palermo. “Ata duan të dinë gjithçka e ti rrezikon që të gjobitesh”, vazhdon ai.

La Barbera është një prej miliona njerëzve që punojnë në të zezë në Europë e të cilët përballen me risqe të tmerrshme tani teksa ekonomia e gjithçka është e paralizuar. Gjithashtu programet e asistencës shtetërore me shumë mundësi nuk do i’u ofrojnë gjë atyre që janë pjesë e ekonomisë informale.

Sipas një raporti nga Fondi Monetar Ndërkombëtar përqindja e ekonomisë informale mendohet të jetë sinjifikative e me vlera që në disa vende europiane përllogaritet të jetë midis 10% – 40% .

Në këtë raport të publikuar në nëntor, ekonomia e zezë e Italisë mendohet të jetë 27.3 % ndërsa ajo e Greqisë me 30.2%, më e larta nga ekonomitë e zhvilluara që përdorin euron.

Por numrat e individëve që punojnë në ekonominë e zezë mendohen të jenë shumë herë më të larta në vendet e zhvilluara. Organizata Ndërkombëtare e Punës (The International Labour Organization) e përllogarit këtë numër të jetë rreth 2 miliardshit (ose ndryshe më shumë se 60% e popullsisë së punësuar)

Paratë që do shpërndahen në shumë vende të prekura nga koronavirusi si pjesë e programeve ndihmuese për ekonominë e vendit si zor të ndihmojnë ata që janë pjesë e ekonomisë së zezë.

Greqia ka ofruar për të vetëpunësuarit 800 euro në muaj për ata që kanë paguar tatimet e detyrimet e tjera ndaj shtetit për sa kohë që do zgjasë kriza.

“Të gjithë të tjerët që punojnë në ekonominë gig apo në të zezë, pra nuk deklarojnë ndonjë të ardhur tek autoritetet përkatëse shtetërore, nuk do përfshihen në ndihmat financiare shtetërore.” shprehet një zyrtar i ministrisë së financave në Greqi duke shtuar se një plan asistence i posaçëm për ata që punojnë në të zezë do të anoncohet më vonë.

“Asnjë nuk do të lihet pas”

Një nga ata që nuk do të marrë ndonjë asistencë papunësie apo ndihmë shtetërore është Katerina, 30 vjeçe mësuese letërise nga Kreta, e cila nuk i ka deklaruar të ardhurat e saj e nuk ka paguar kontribute prej tetë vitesh.

“Unë kisha pesë studentë, por humba tre prej krizës së koronavirusit. Disa prej prindërve nuk mundnin të më paguanin pasi kishin probleme financiare” shprehet Katerina e cila fiton 10 euro për çdo orë mësimi që ajo jep.

“Këtë periudhë mezi kam gjetur para për të paguar elektricitetin e ujin dhe i kam kërkuar bankës që të më pranojë shtyrjen e kësteve për kredinë e makinës” shprehet ajo. “Momentalisht jam plotësisht e varur financiarisht nga prindërit, por nuk e di se për sa kohë ata do të mund të më mbështesin”

Në Spanjë disa punonjës vendas kanë humbur punën si rezultat i krizës dhe po jetojnë sot për nesër sipas Ana Herasm, koordinatores të ekipit Solidariteti Ekonomik i Caritas ( Caritas’s Economic Solidarity është program i kishës katolike që iu vjen në ndihmë atyre që nuk kanë mundësi financiare për të përballuar shpenzimet e ditës).

“Ata nuk munden dot të shkojnë nëpër supermarket e të blejnë, ashtu siç veprojmë ne, ushqime për dy javë”, shprehet ajo. “Ne kemi parë shumë punonjës vendas të vijnë në bankat tona të ushqimeve e të kërkojnë për të ngrënë”

Në Itali ku koronavirusi ka qënë më vdekjeprurësi, kryeministri Giuseppe Conte i’u ka premtuar të gjithëve atyreve që nuk kanë se çtë hajnë apo janë në vështirësi financiare se shteti do i’u gjendet pranë.

Ai ka premtuar 400 milionë euro në formë kuponi për ushqime për ata nuk i kanë dot mundësitë të blejnë për t’u ushqyer. “Asnjë nuk do të lihet pas” ka thënë Conte.

Një burim i qeverisë shprehet për Reuters se thesari i shtetit italian po sheh për mundësinë e krijimit të një programi asistence me rrogë 600-800 euro për të tërë ata që nuk kanë të ardhura nga puna, pensioni apo janë të përjashtuar nga programet aktuale shtetërore të ndihmës që po jepen si pasojë e izolimit nga koronavirusi.

Në Palermo 39 vjeçari La Barbera shprehet për Reuters se ai ishte pushuar nga puna korrikun e shkuar dhe më pas ka punuar në të zezë për të mbajtur familjen si murator dhe farkëtar.

Ai gjithashtu ka punuar dhe si elektriçist nëpër setet e filmave të ndryshme duke përfshirë këtu dhe setin e filmit “The Traitor” i cili tregon historinë e bosit të mafies Tommaso Buscetta. Sidoqoftë tani në këtë periudhë asnjë film nuk po bëhet dhe puna është tmerrësisht e vështirë për t’u gjetur për zotin La Barbera.

“Çdo ditë vras mëndjen se çtë bëj për t’a përballuar situatën time ekonomike me këtë virus, por çdo gjë ka ndaluar”, shprehet ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë