Analize

Pas zgjedhjeve në Bavari, tërmet politik në Gjermani!

Si çdo vjeshtë, rrugët e Bavarisë mbushen me tenda të mëdha birrash, ndërkohë që qytetarët mburren ne eksportin më popullor të rajonit. Edhe pse zakonisht ata mblidheshin para gotave të birrës për të diskutuar mbi muzikën rrok, këtë vit të gjitha bisedat duket se vërtiten rreth politikës. Pothuajse të gjithë e dinë se partia konservatore e kancelares Angela Merkel është e rrënjosur thellë në strukturën e kulturës bavareze.

Partia Kristiansociale (CSU) ka qeverisur shtetin më të pasur të Gjermanisë që nga viti 1957, duke ndarë pushtetin vetëm një herë në një koalicion. Që atëherë, çdo kryeministër bavarez ka ushtruar një ndikim të konsiderueshëm në politikën gjermane. Por ashtu siç, pritej, partia konservatore e ka pësuar një goditje poshtëruese në zgjedhjet shtetërore të Bavarisë. Për shumicën e analistëve, CSU-ja duket se humbi atë që liderët e saj e merrnin dikur për të mirëqenë.

Partia konservatore duket se humbi shumicën absolute në parlamentin e Bavarisë, pavarësisht se ka dominuar landin gjerman që nga viti 1957. Ky është rezultati i dytë më i dobët i CSU pas Luftës së Dytë Botërore.

Mbështetësit e partisë politike të Bashkimit Kristiansocial reagojnë ndaj rezultateve fillestare të zgjedhjeve t bavareze më 14 tetor 

Partia ministrit të Brendshëm Horst Seehofer dhe kryeministrit aktual Markus Söder ka fituar numrin më të madh të votave në zgjedhjet e Bavarisë, por edhe ka shënuar rënien më të madhe në vota, në krahasim me zgjedhjet e kaluara. CSU ka fituar 37,3% të votave dhe me siguri për të vazhduar qeverisjen i duhet të paktën një partner në koalicion. Partner i mundshëm i CSU-së në koalicionin e ardhshëm mund të jetë Partia e Gjelbër, e cila ka shënuar një rritje serioze të votave, me rreth 17,7%.

Vendin e tretë e kanë zënë "Zgjedhësit e Lirë" me rreth 11,5% të votave të fituara. Ndërkohë, partia kundër emigracionit, Alternativa për Gjermaninë, AfD , duket se do të hyjë për herë të parë në parlamentin e Bavarisë, me më shumë vota të numëruara.
CSU-ja duket se është përballur tanimë me pasojat e debateve mbi politikat emigracionit në midis Merkel Seehofer. Ai tha se nuk ishte "një ditë e mirë", por shtoi se kjo ishte vetëm "njëra anë e monedhës", pasi zgjedhjet i dhanë CSU-së mandatin për të formuar një qeveri të re.

Në Bavari, politika e emigracionit vazhdon të jetë burim protestash dhe shqetësimesh publike. Një fermer në periferi të Meidinger thotë se për herë të parë as ai dhe as familja e tij nuk votuan për CSU-në. "Bavaria ka ndryshuar," shprehet ai. "Shumë persona nuk ndjehen më aq të lidhur me traditat. CSU e humbi drejtimin varkës dhe nuk ndryshoi për njerëzit e saj. Por shoqëria ka lëvizur përpara dhe nuk mund të ktheheni më prapa. "

Kreu bavarez Markus Soeder reagon pas humbjes

Mbrëmja e 14 tetorit ishte një natë e tmerrshme për aleatët e Angela Merkel. CSU ka mbretëruar për dekada të tëra në rajonin konservator, por përpjekjet e kohëve të fundit për të ngurtësuar tonet dhe politikat mbi emigracionin, duket se kanë pasur një impakt negativ te votuesit. Ai që është një lajm i keq për CSU-në është një lajm i keq edhe për zonjën Merkel. Bavaria duket se pasqyron atë që po ndodh në nivel kombëtar: rënien e popullaritetit të partive tradicional gjermane. Ashtu si aleatët, edhe CDU-ja e kancelares Merkel po humbet gjithashtu mbështetjen. Sekretari i përgjithshëm i saj, Annegret Kramp-Karrenbauer tha se ajo që kishte ndodhur në Bavari ishte një paralajmërim i dretëpërdrejtë për qeverinë gjermane. Për shumë eksperët në Gjermani, është e qartë se shumë politikanë lokalë fajësojnë politikën federale për rezultatet e dobëta të CSU. Sipas tyre këto zgjedhje janë një "humbje e hidhur" dhe për këtë përgjegjësinë e mbajnë në radhë të parë autoritetet federale në Berlin, ku kjo parti është në pushtet.

Analistët politikë dhe ekonomistët thonë se rezultati do të ketë pasoja të mëdha në koalicionit të rrëmujshëm në Berlin, të përbërë nga Bashkimi Kristian Demokratik i Merkelit (CDU), CSU dhe Partia Social Demokratike (SPD)e cila ka humbur mbështetjen.

Angela Merkel dhe Horst Seehofer

" Dy partitë tradicionale, CSU-ja dhe SPD –ja, humbën rreth 21 për qind të votave në krahasim me zgjedhjet e fundit. Ky është një tërmet politik", tha Andre Bosomëorth, kreu i Menaxhimit të Portofolit të Gjermanisë. Sipas tij rezultatet kishin krijuar një "rrëshqitje toke+" në politikën gjermane, duke shtuar edhe më shumë mosmarrëveshjet politike midis partive të “koalicionit të madh", duke tensionuar marrëdhëniet e Merkel dhe Seehofer. Ai qenë kritik ndaj qëndrimit më tolerant të Merkelit për refugjatët dhe politikën e emigracionit. Por strategjia e partisë për të kritikuar kancelaresn nuk ka funksionuar. CSU-ja krijoi vakum, duke bërë që votuesit liberal të votonin të Gjelbrit.

Nga ana tjetër, suksesi i AfD-së në Bavari nuk ka qenë aq i madh sa në Gjermaninë Lindore, por duket se partia ekstremiste ka joshur një numër të madh votuesish të CSU-së. Për shumë prej bavarianëve, CSU-ja përfaqëson tashmë një model të vjetruar politik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë