Policia e Shkodrës po vijon kontrollet pas vrasjes së çiftit Boran Berçana dhe Silvi Ndoci. Gjatë aksionit të fundit, janë gjetur armë e një sasi kanabisi.
Arrestohen 3 persona me armë zjarri në një pikë bastesh në Vaun e Dejës.
Policia ka sekuestruar 3 armë zjarri (një automatik dhe dy pistoleta) dhe sasi lëndësh narkotike, Cannabis Sativa. Në pranga ranë shtetasit Enduel Bajraktari, Mirjan Ndoj dhe Marisjen Gjoka.
Dyshohet se të arrestuarit janë autorë të disa veprave kriminale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.