Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi me shumicë votash “që Ilirjan Celibashi të regjistrojë subjektin zgjedhor PD me nënkryetar Enkelejd Alibeajn në cilësinë e kryetarit të komanduar të partisë”.
Pas vendimit, Enkelejd Alibeaj komentoi në Facebook se ka ende kohë për bashkëpunim me qëllim daljen me një kandidat të përbashkët.
“Vendimi i sotëm i KAS është konfirmim i detyrimit ligjor për të regjistruar PD në zgjedhjet lokale të 14 majit. Vonesa gati dy javore për këtë proces, me autor kryekomisionerin Celibashi është një dëm që u është bërë demokratëve dhe shqiptarëve nga zgjatimet e politikës së vjetër në institucionet e pavarura kushtetuese.
Me këtë rast, edhe njëherë ftojmë të gjithë kandidatët demokratë, pa asnjë dallim të bashkohemi dhe të prezantohemi me një kandidat të PD në zgjedhjet lokale. Le të lemë mënjanë mëritë dhe mosmarrëveshjet dhe le të bëjmë më të mirën e mundshme përballë regjimit të Edi Ramës”, shkruan Alibeaj ne Facebook.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.