Lajme

Pas Tiranës, lëkundet Stambolli. Panik në qytetin më të madh turk

Pas Tiranës, një tërmet 5.8 i shkallës Rihter ka tronditur ditën e sotme Stambollin, duke shkaktuar kaos në qytetin më të madh të Turqisë.

Lëkundjet kanë sjellë panik midis banorëve, duke bërë që shumica prej tyre të dalin në rrugë.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave në Turqi tha në një deklaratë se tërmeti ra në Detin e Marmaras në orën 13:59 pasdite, në një thellësi prej 6.9 kilometrash.

Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka tronditur ditën e sotme Stambollin. Gazeta Si, 26 shtator 2019

Dëshmitarët thonë se ndërtesat në qytet u lëkundën gjatë tërmetit dhe disa zyra dhe shkolla ishin evakuuar përkohësisht.

Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu shkroi në llogarinë e tij në Twitter se nuk ka njoftime për dëme ose njerëz të lënduar.

Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka tronditur ditën e sotme Stambollin. Gazeta Si, 26 shtator 2019

Tërmeti raportohet të jetë ndjerë edhe në vendet fqinje. Të martën një tërmet 4,6 ballë goditi gjithashtu Silivrin, një rreth i provincës së Stambollit.

Turqia është në fakt në një zonë sizmike që goditet shpesh nga tërmetet. Më shumë se 200 persona u vranë dhe 1.000 u plagosën pas një tërmeti të fuqishëm 7.2 ballësh që goditi Turqinë në 23 tetor të vitit 2011.

Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka tronditur ditën e sotme Stambollin. Gazeta Si, 26 shtator 2019

Shumica e viktimave ishin në qytetin Ercis, ku u rrënuan dhjetëra ndërtesa. Në 1999 një tërmet 7.6 ballë goditi qytetin Izmir, 90 km në juglindje të Stambollit, duke vrarë më shumë se 17,000 njerëz.

Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka tronditur ditën e sotme Stambollin. Gazeta Si, 26 shtator 2019

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë