Lajme

Pas sulmeve ajrore, Rusia furnizon Sirinë me raketa?

Vendimi i Perëndimit për të bombarduar bazat ushtarake të qeverisë siriane, duket se do të sjellë të tjera zhvillime të rëndësishme në sferën globale.

Rusia duket se ka vendosur t’i përgjigjet sulmeve ajore të SHBA-së dhe aleatëve të saj perëndimorë, duke “furnizuar” Sirinë me raketa.

Edhe pse Kremlini nuk pranoi të komentonte raportet, mediat ruse shkruajnë se Moska zyrtare planifikon të vëndosë në Siri sisteme raketore të llojit ”S-300 “.

https://www.youtube.com/watch?v=DTHRRQ14wVk

Duke iu referuar një sërë burimesh ushtarake, e përdittshmja “Kommersant”, njoftoi ditën e sotme se Rusia mund të fillojë furnizimin e Damaskut  me sistemeve anti-ajrore.

Lufta për Sirin nuk do të ketë fund

Donald TRUMP, Pesident i SHBA

Gazeta shkon më tej, duke raportuar se ekspertët besojnë se Izraeli do të reagojë agresivisht ndaj vendimit të Rusisë dhe mund të bombardojë zonën ku do të vendosen sistemet e raketave.

Theksojmë nga ana tjetër se ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi të premten se sulmet ushtarake mbi Sirinë këtë muaj i kishin dhënë fund çdo detyrimi moral që Rusia  të mbantë sistemet e raketave larg Presidentit Bashar al-Assad.

https://www.youtube.com/watch?v=G-ZKyQpd9n4

"Sulmi me raketa rëndoi atmosferën rreth Sirisë dhe shkatërroi bisedimet e paqes”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov, para gazetarëve, kur u pyet për dërgimin e raketave në Siri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë