Bota

Pas stuhisë ‘Hilary’, tërmeti 5.1 ballë godet jugun e Kalifornias në SHBA

Gazeta Si - Në Kaliforni, një tërmet me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në jug të shtetit amerikan.

Tërmeti ndodhi pikërisht kur stuhia tropikale “Hilary” kaloi në të njëjtën zonë. Aktualisht nuk ka raporte për viktima.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, epiqendra e tërmetit ishte në Ojai, midis Santa Barbaras dhe Ventura-s dhe ndodhi përgjatë zpnës Sisar.

Sherifi i qarkut Ventura tha se nuk u raportua për dëme të menjëhershme.

Njësitë e aviacionit të qarkut më vonë raportuan se nuk kishte dëme pasi fluturuan mbi digat e liqenit Casitas dhe Matilija dhe qytetin Ojai.

Goditjet u ndjenë në të gjithë Los Anxhelesin dhe komunitetet përreth, sipas një mjeti USGS që lejon banorët të raportojnë vetë përvojat e tyre.

Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Los Anxhelosit, nuk u raportuan dëme strukturore ose lëndime. Goditja fillestare u pasua nga të paktën dy pasgoditje, me magnitudë 3.1 dhe 3.6.

Ndërkohë, bërthama e stuhisë tropikale “Hilary” ndodhet rreth 15 km në juglindje të Los Anxhelosit, me erëra që kalojnë 70 km në orë.

Shumica e Kalifornisë Jugore, përfshirë Los Anxhelesin dhe San Diegon, janë në alarm për motin. Erërat e stuhisë “Hilary” shtrihen 350 kilometra nga qendra e stuhisë.

Qendra Kombëtare e Uraganeve paralajmëroi për "përmbytje të mundshme katastrofike dhe kërcënuese për jetën mbi Baja California dhe pjesë të Shteteve të Bashkuara jugperëndimore deri të hënën".

Plazhet janë mbyllur dhe njerëzit kanë nxituar në dyqane për të rezervuar ujë dhe nevoja të tjera elementare.

Në disa zona janë lëshuar paralajmërime për përmbytje të shpejta dhe paralajmërime për tornado.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neësom, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në pjesën më të madhe të zonës jugore të shtetit.

Autoritetet hapën pesë strehimore për stuhinë dhe vendosën më shumë se 7,500 njerëz, duke përfshirë disa qindra ushtarë të Gardës Kombëtare dhe ekipe të shpëtimit të shpejtë, tha zyra e Neësom.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë