Politike

Pas shkrimit të Kathimerinit për Belerin/ Edi Rama ‘debaton’ me gazetarin grek: I hapur për çdo çështje

Gazeta Si - "Lëreni të betohet", - ishte shkrimi i disa ditëve më parë i ‘Kathemirimit’, me autor gazetarin grek Pavlos Papadopolus, i cili akuzonte qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për arrestimin e Fredi Belerit, që ai e quante të padrejtë. Pikërisht kjo duket se ka detyruar Ramën të ndërmarrë misionin t’i telefonojë personalisht gazetarit, diçka e pazakontë për botën mediatike në shtetin fqinj.

Rama në mesazhin e dërguar me të Whatsapp shkruan se duhet të kishin dëgjuar edhe pretendimet e palës tjetër, pra të qeverisë para se ‘Kathemirini’ të mbante këtë qëndrim. Gazetari grek shprehet i habitur nga ky mesazh, edhe pse vijon të pretendojë se Beleri po mbahet pa prova në burg. Ai ngre dyshimin, nëse po flet me Edi Ramën apo jo.

Rama dhe mesazhet me gazetarin grek. Gazeta Si, 24 gusht 2023

Vetë kryeministri, që thotë se nuk i ka qejf kontaktet me formë burokratike, i dërgon një videomesazh për ta bindur se është ai. Gazetari grek bindet dhe që të dy bien dakord për të zhvilluar një intervistë mbi çështjen ‘Beleri’, duke paralajmëruar se ajo do të publikohet e plotë.

Biseda mes tyre
Edi Rama
Mirëmëngjes zotëri, emri im është Edi Rama. Numrin tuaj e mora nga një mik grek, pasi lexova se ju jeni kujdesur të shkruani rreth meje në prestigjiozen ‘Kathimerini’. Mendova se nuk do të ishte një gjë e keqe të që të komunikoja direkt me ju dhe shpresoj të mos jem gabim. Ashtu sikur nuk shpresoj se ju nuk keni një problem krenarie, që të ballafaqoheni me faktet që keni ekspozuar për të më leqëndisur mua më publik pa u kujdesur hiç fare që të paktën të pyesni edhe për anën time të kësaj historie e pastaj gjykoni vetë për faktet reale apo të fabrikuara nga cilado anë.

Do të ishte i lumtur të flisja me ju, nëse ju do të jeni gati që të më jepni mua të drejtën e replikës dhe të nderoni parimin themelor të shtypit të lirë dhe të pavarur dhe të paanshëm. Ju jeni i lirë të më shkruani, nëse ju e pranoni këtë "sfidë", ndërkohë që ju siguroj për mirëkuptimin tim të plotë në rast se ju do t’i shmangni ballafaqimit me kundër argumentet e mia.

Gazetari Pavlos Papadopolus
Mirëmëngjes zoti Kryeministër! Është surprizë për mua, akoma më shumë një nder të marr një mesazh prej jush dhe do ta pranoja me kënaqësi të flisja me ju, duke qenë të më jepet mundësia do të shtoja personalisht e vlerëoj kontributin e madh për Greqinë të njerëzve nga Shqipëria këto 30 vitet e fundit dhe njëkohësisht progresin që vendi juaj ka bërë. Unë mbështes miqësinë e bashkëpunimin.

Por trajtimi i Belerit është i padrejtë dhe i pandershëm. Ai në radhë pare u fut në një kurth nga autoritetet. Akuza për dhënien e parave për 14 qytetarë është e pambështetur. Madje është për të qeshur. Ku janë provat? Ku janë fotografitë e interceptimit të komunkimimeve që lidhen me këtë të ashtuquajturën korruptim e më tej. Pas ai u lidh pas akuzave të fabrikuara dhe u kap në kurthin e lehtë të normave, paragrafëve, teknikaliteteve dhe ngatërresave të sistemit të ri të drejtësisë në vendin tuaj.

Tani ju mund të më thoni me të drejtë se ju nuk mundeni të ndërhyni. I burgosur dhe duke pritur një gjyq në përjetësi, ai mund të humbasë lehtësisht të drejtën e të qënit kryetar bashkie. Unë jam më shumë se i lumtur që të flas me ju mbi çështjen Beleri. Gjithsesi është shumë e pazakonshme që një kryeministër të kontaktojë direkt me një gazetar të huaj që nuk e ka njohur më parë nga telefoni i tij te telefoni i këtij të fundit.

Atëherë më lejoni që të dyshoj nëse ju jeni vërtet Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë. Nëse vërtet ju jeni ai, atëherë unë e pranoj sfidën dhe jam i sigurt që ‘Kathimerini’ do të jetë e lumtur të organizojë dhe të publikojë një intervistë me ju, ku të gjitha argumentet tuaja do të mbulohen plotësisht dhe lirisht për publikun grek.

Prandaj më e mira për të vlerësuar e garantuar këtë proces do të ishte vendosja e një kontakti formal me dikë nga zyra e kryeministrit, në mënyrë që të organizojmë më mirë intervistën, apo mbase miku juaj grek që ju dha numrin, siç ju e keni paraqitur, mund të më telefonojë tani në moment, kështu që unë jam i bindur që po flas me ju dhe që kjo nuk është një lojë. Më vjen keq për këtë rezervë, por besoj se ju e mirëkuptoni mesazhin.

Edi Rama
Unë i bie fare shkurt e drejt dhe i dërgoj këtë mesazh gazetarit me video. Unë ju kuptoj plotësisht dhe po, pas asaj që ndodhi me disa njerëz, përfshirë dhe Xhorxh Bushin që u fut në kurth nga rusët që luajtën ukraianasit për solidarizim ju keni të drejtë. Por unë preferoj e fytyra ime është më e mirë se telefonata e miqve grekë apo kushdo që mund të telefononte dhe po, jam një person i pazakontë në zyrë.

Unë dua thjesht të veproj drejtpërdrejt, nuk i pëlqej burokracitë, nuk më pëlqejë kanalet. Unë dua vetëm thjesht të përballen me njerëzit, kudo qofshin ata dhe të jap më të mirën time. Kështu që kjo është e mjaftueshme për ju dhe nëse ju nuk mendoni se jam një komedian nacionalist shqiptar që luaj rolin e kryeministrit të Shqipërisë, më thuaj si do të vazhdojmë? Mos harro fytyra ime, raca ime!

Pavlos Papadopolus
Zoti Kryeministër ju jeni më shumë se një zbulim i vërtet për mua dhe ky mesazh është më shumë se i mjaftueshëm për ta konfimuar procesin. Tani ne me siguri ne mund ta realizojmë intervistën. Është vërtet një nder për ne për të realizur intervistën.

Edi Rama
Është ndjenjë e mirë që të ndjehesh si zbulim sa për të filluar. Shumë mirë atëherë. Ju preferoni të më dërgoni pyetjet ose ta realizojmë ‘facetime’, ose ndryshe?

Pavlos Papadopolus
Që të jem i sinqertë, me një lider si ju, unë jam i tunduar të kërkoj një takim në ‘Facetime’ dhe do më pëlqente të vendosja një komunikim direkt me ju dhe gjithashtu do t’iu kërkoja një ditë për të qenë plotësisht i përgatitur, por më lejoni fillimisht të flas lidhur me këtë me botuesin dhe të rikthehem te ju. Duhet ta informoj atë më parë.

Edi Rama
I lumtur për ‘Facetime’ që parashikon: Ju më dërgoni transkriptin përpara publikimit dhe të aprovoj fjalët e mia, jo të tuajt sigurisht! Edhe e dyta që ju me të drejtë pyesni botuesin tuaj, por sikur t'ja tregojmë këtë prezantim mes nesh le të themi kaq të këndshëm lexuesve tuaj dhe të paralajmërojmë atë para se të botohet. Hë, do të rrisnim edhe audiencën tuaj dhe ca shitje më shumë.

Pavlos Papadopulos
Po, jam dakord. Unë do t’ju dërgoj ju intervistën e zbardhur që ju të aprovoni fjalët tuaja dhe sigurisht, kur ta kemi të aprovuar prej jush zbardhjen, ne mund të informojmë lexuesit edhe për këtë mënyrë speciale tuajën për të na u qasur dhe për të folur me publikun grek.

Mesazhi me video
Zoti kryeministër dua t'ju falendëroja dhe në emrin tim personalisht për këtë kontakt të pazakontë. Dua tju them se jam shumë i lumtur që komunikoj me ju dhe do t'ju njoftoj për të organizuar kohën dhe për të bërë një bashkëbisedim të mirë me audiencën greke.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë