Para

Euro i rikthehet rënies

Këtë të mërkurë (6 shtator) është rikthyer përsëri rënia e monedhës euro kundrejt lekut. Sipas Bankës së Shqipërisë, sot një euro këmbehet me 107.9 lekë nga rreth 110 që ishte më parë.

Euro, shoqëruar edhe nga monedhat e tjera të huaja, patën një javë korrigjimi dhe po rifitonin pike ndaj lekut, por kjo nuk zgjati. Leku vazhdon të jetë dominant mbi valutat në kursin e këmbimit.

Në korrik, euro preku kufirin e 1=100 lekëve, por gushti, që ka edhe më shumë fluks turistësh, e përmirësoi. Turizmi përmendet si faktor kryesor i zhvlerësimit të monedhës europiane, por rritjet e shpeshta të euros brenda pak ditëve e vënë në dyshim këtë argument.

Ekspertë të fushës kanë folur për spekulim të qëllimshëm të kursit të këmbimit dhe për masë të parasë informale.

Për ekspertët e BSH-së, ky është kursi i ri i këmbimit dhe nuk ka gjasa që të rikthehet në nivelet e mëparshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë