Sport

Pas një viti në koma, futbollisti 21-vjeçar reagon për herë të parë

Rasti i Abdelhak Nouri tronditi të gjithë botës, teksa futbollisti 21-vjeçar u rrëzua përtokë gjatë një ndeshje miqësore me skuadrën e tij Ajaks. Futbollisti holandez me origjinë afrikane pësoi një atak në zemër gjatë një ndeshje të skuadrës tij me Verder Bremen në Austri. Ai përfundoi në gjendje kome për më shumë se një vit, si pasojë e dëmtimeve të rënda që kishte marrë në tru gjatë momentit që kishte pasur atakun kardiak.

https://www.youtube.com/watch?v=kYqhyxdTV1g

Ai qëndroi në nën një trajtim intensiv për gjatë gjithë kohës në qytetin Tilburg, deri në momentin kur u zgjua nga koma dhe iu përgjigj ngacmimeve të jashtme.

Sipas mjekëve për Abdelhak Nouri tashmë përpara është një tjetër sfidë shumë e madhe. Ai do duhet të rikuperojë të gjithë kohën që ka kaluar në koma, ku nuk është ushqyer siç duhet, por edhe nuk ka pasur asnjë lloj aktiviteti fizik. Për babain e 21-vjeçarit kjo është një mrekulli dhe tregues i forcës së madhe të djalit të tij, që nuk u dorëzua për asnjë moment për jetën e tij.

Sipas mjekëve Abdelhak Nouri po tregon përmirësime ditë pas ditë, tashmë ai mund të flas shumë ngadalë dhe të buzëqeshë.

Gjatë kohës kur futbollisti 21-vjeçar i Ajaks ishte në koma në gjithë Holandën pati një fushë të gjerë sensibilizuese. Në mure u piktura portreti i Abdelhak dhe në shumë banera vendoseshin pamje të tij gjatë kohës kur luante me skuadrën e Ajaks.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë