Para

Pas Libra, “Google Coin”? Planet e gjigandëve të teknologjisë për kriptomonedhat

Është vetëm fillimi. Libra, kriptomonedha e Facebook, shumë shpejt mund të jetë në shoqëri të mirë. Binjakët Tyler e Cameron Winklevoss, rivalët numër 1 të Mark Zuckerberg, ndaj të cilit kanë pretenduar prej vitesh pronësinë intelektuale të Facebook, janë tërësisht të bindur që brenda pak vitesh, çdo Faang (akronim për platformat më të fuqishme teknologjike) do të ketë monedhën e saj virtuale.

Pra pas Facebook, i njëjti fat do ti trokasë edhe Amazon, Apple, Netflix e Google, me projekte që do të jenë të destinuara me shumë mundësi të ndryshojnë përgjithmonë ekuilibrat e botës financiare. Parashikimi i tyre ka ardhur në një intervistë të dhënë CNBC, në të cilën binjakët kanë cekur çështjen e bitcoin. Një botë që i njeh pa dyshim protagonist, siç do ta kuptoni më pas.

Libra dhe e ardhmja

Pak ditë më parë, teksa Facebook deklaronte Libra, shumë syresh hipotetizuan që pas saj mund të jenë vëllezërit Winklevoss. Në fund të fundit, të dy, jo vetëm që kanë një pasuri të paimagjinueshme në Bitcoin, por edhe kanë deklaruar projektin Stablecoin Gemini Dollar, një plan kripto që u jep mundësi njerëzve që të blejnë dhe të shesin të mira e shërbime me çmime që janë të parashikueshme meqënëse raporti i shkëmbimit është i ankoruar barazim me dollarin. Për Libra, në fakt, nuk duket se ka ndonjë bashkëpunim të mundshëm.

Edhe pse në marrëdhënie përherë të tensionuara me Zuckerberg, përsa i përket temës mbi monedhat digjitale, klima është më e çliruar. “Libra – ka thënë Tyler gjatë një interviste – është diçka shumë pozitive për botën e kriptomonedhave. Një shoqëri që ka staturën e Facebook që flet për kriptomonedha demistifikon fjalën dhe i bën njerëzit të ndjehen më rehat. Parashikimi ynë është që çdo ndërmarrje FANG do të ketë një lloj projekti të kriptomonedhave në një periudhë kohore prej dy vjetësh”. I pyetur se çfarë këshille do t'i jepte Zuckerbergut për seancën e Senatit, Tyler foli për bashkëpunimin me ligjvënësit, për t'u përpjekur të arrinte në një model rregullator të mirëkuptuar, "sepse nëse rregullimi është i gabuar, mund të falimentosh risitë, por rregullimi i duhur lejon që inovacioni të lulëzojë ".

Nga Amazon tek Google

Për Winklevoss, shumë shpejt edhe gjigandët e tjerë të platformave teknologjike do të kenë monedhat e tyre virtuale. Dhe në këtë drejtim, është mirë të kujtojmë se Amazon, në një farë mënyre, tashmë ndjehet në rrezik.

Me blerjen e Twitch, disa vjet më parë, gjiganti i Seattle vendosi të kishte të bënte edhe me Refereum, një monedhë e përdorur për lojrat në internet. Sigurisht, është mjaft e vështirë të imagjinohet që një monedhë digjitale e mundshme e Amazon të ndalet vetëm në këtë fushë. Dhe kjo nuk është rastësi, që përherë flitet për Amazon Coin, një monedhë virtuale që mund të mbërrijë në muajt e ardhshëm. Edhe Google gjithashtu po lëviz në këtë drejtim, dhe rreth një vit më parë u përpoq të angazhojë - pa sukses - Vitalik Buterin, themelues i Ethereum. Dhe thashethemet e projekteve të ngjashme, të vërteta ose të dyshuara, gjithashtu përfshijë Netflix dhe Apple.

Një pasuri kripto

Binjakët Winklevoss kanë një histori shumë të ngushtë me kriptomonedhat. Për vite me rradhë ata pretenduan për pronën intelektuale të Facebook-ut ndaj Mark Zuckerberg, duke shkaktuar një mosmarrëveshje ligjore që kulmoi me një kompensim prej 65 milionë dollarë në vitin 2008, që u konfirmua më vonë në 2011. Qindarka krahasuar me vlerën miliarda të Facebook. Por gjithsesi shumë para.

Falë atyre parave, Tyler dhe Cameron sot e gjejnë veten me një pasuri shumë të madhe. Në fakt, në vitin 2013, dy vëllezërit vendosën të investojnë 11 prej këtyre 65 milionë dollarëve në Bitcoin. Një shumë e konsiderueshme që, në atë kohë, ishte e barabartë me 1% të totalit të kriptovalutës ekzistuese. Një rrezik i paimagjinueshëm, por që koha u ka dhënë të drejtë. Rritja e madhe e vlerës së Bitcoin i bëri ata të pasur: ata blenë 100 mijë kriptomonedha kur vlera e Bitcoin ishte 120 dollarë. Sot ajo vlerë ka shkuar në 11 mijë dollarë (duke arritur në 19 mijë në dhjetor 2017) me një rritje prej mbi 10 mijë për qind. Një kapital total që, sot, shkon edhe përtej miliarda dollarëve. Dhe që në të ardhmen mund të vlejë shumë më tepër. Për më tepër, qasja e Tylerit nuk lë asnjë dyshim: "Bitcoin është flori 2.0 dhe kështu deri sa të ketë një kapitalizim prej 7 trilion dollarësh, e cila është madhësia e arit, është një aset i nënvlerësuar". E po të ishte kështu….


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë