Menaxhim

Pas largimit të austriakëve, qeveria përgjysmon shumat e nevojshme për licencën e Lotarisë Kombëtare

Nga Gazeta ‘SI’ - Ndryshimet e reja në projektligjin “Për Lojërat e Fatit” prekin edhe Lotarinë Kombëtare. Qeveria e ka bërë shumë më të lehtë marrjen e licencës së operimit. Tarifa e licencës së Lotarisë Kombëtare që dikur ishte 1 mld lekë, propozohet të përgjysmohet në 500 mln lekë.

Një ulje të ndjeshme do të ketë edhe kapitali i kërkuar për këtë licencë, që shkon 40 mln lekë nga 1.2 mld lekë.

Njësoj si kazinotë dhe bastet online, edhe Lotari Kombëtare do të derdhë një normë të konsiderueshme parash në fondin e Posaçëm, 10%. Ligji aktual parashikon se organizatori i kategorisë “Lotari Kombëtare”, brenda 31 marsit të vitit pasardhës, duhet të derdhë në llogari të Ministrisë së Financave 5% xhiros vjetore si fond për çështjet e mira, si dhe 0.4% të xhiros vjetore për ministrinë përgjegjëse për kulturën.

Lehtësimet e parashikuara nga qeveria mund të lidhen edhe me largimin e austriakëve që mbanin këtë licencë dhe mosrinovimin e saj, pas humbjeve miliona euro. Pasqyrat financiare të kompanisë tregojnë se deri në fund të vitit 2022 kompania kishte akumuluar humbje totale në vlerën e 3.4 miliardë lekëve ose gati 30 milionë eurove.

Albanisch Osterreichische Lotterien Holding e mori licencën për organizimin e Lotarisë Kombëtare në vjeshtën e vitit 2012, ndërsa ajo u ratifikua nga Kuvendi i Shqipërisë në mars 2013, që konsiderohet si data efektive e hyrjes në fuqi të koncesionit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë