Lajme

Pas kthimit nga Iraku, Papa telegram Presidentit Meta

Papa Françesku i ka dërguar Presidentit Ilir Meta një telegram urimi për paqe dhe begati për popullin shqiptar.

“Duke hyrë në hapësirën shqiptare, në udhëtim drejt Romës, pas udhëtimit tim apostolik në Irak, ju përshëndes përzemërsisht dhe lutem që Zoti i Gjithpushtetshëm të dikojë mbi ju dhe bashkëqytetarët tuaj çdo bekim për paqe dhe begati”, thuhet në mesazh.

Mesazhe të tilla u dërgohen Presidentëve të vendeve të ndryshme të botës sa herë që Papa kalon përmes hapësirës së tyre ajrore.

Gjatë kalimit me avion mbi Turqi, Greqi, Shqipëri dhe Itali, pas kthimit nga vizita historike në Irak, Papa Françesku u dërgoi presidentëve të këtyre vendeve një telegram përshëndetjeje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë