Kosova

Pas kritikave, shtatorja e Adem Jasharit në Prizren do të hiqet

Në Prizren kanë reflektuar pjesërisht pas kritikave në lidhje me cilësinë artistike të dy shtatoreve të Skënderbeut dhe Adem Jasharit, të zbuluara më 28 Nëntor.

Sipas asaj që raporton “Zëri”, shtatorja e Adem Jasharit do të hiqet për t’u ripunuar nga autori. “Zëri” citon drejtuesit e qendrës tregtare “Abi Çarshia”, që janë edhe sponsorizuesit e veprës.

Ata kanë thënë për gazetën kosovare se shtatorja e Adem Jasharit do të largohet për rimodelim dhe rikonstruktim dhe se këtë vendim e ka përkrahur edhe familja e Heroit.

Ndërkohë, ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me shtatoren e Skënderbeut, që është vendosur nga Komuna e Prizrenit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë