Politike

Pas kritikave reagon BE, Varhelyi: Vaksina edhe për Ballkanin Perëndimor

Shqipëria nuk është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor (përmes kryeministrit Rama) që ka shprehur hapur rezervat mbi mënyrën se si Bashkimi Evropian iu qas vendeve të Ballkanit Perëndimor për vaksinat. Pakënaqësia në këtë rast është e përbashkët nga vendet e Ballkanit, ndaj dhe BE-ja po fillon të ndryshojë qasjen.

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, njoftoi se Bashkimi Evropian ka nisur lëvizjet për të siguruar vaksinat anti-Covid për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Për të siguruar një front të bashkuar për të mposhtur COVID19 dhe qasjen e hershme në vaksina, Komisioni Evropian do të ngrejë mekanizëm për të strukturuar sigurimin e vaksinave anti-Covid, me vëmendje të veçantë për Ballkanin Perëndimor dhe fqinjët. Do të hulumtohen mundësi të mëtejshme për të siguruar vaksinat shpejt", shkruan Varhelyi në Twitter.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë