Politike

Pas këshillit bashkiak edhe Gjiknuri flet kundër Lelit: Të bëjë më shumë për mbeturinat e qytetit

Mes Dritan Lelit dhe shumicës së Këshillit Bashkiak të Vlorës ka një përplasje të hapur që ka pikënisje qejfmbetjen e kryeministrit Edi Rama ndaj tij pas refuzimit të Lelit për të qenë deputet i listës së PS-së Vlore dhe jo më kryetar bashkie.

Pas debatit të dy ditëve më parë për një mbledhje jashtë radhe të Këshillit Bashkiak, që Leli e refuzoi me argumentin e masave masave antiCovid, radha i ka ardhur drejtuesit politik të Vlorës për zgjedhjet e 25 Prillit, Damian Gjiknuri, i cili kishte në terren përplasjen më të fortë me Dritan Lelin.

“Elementi bazë për shumë turistët dhe në Sazan ka qenë se si të jetë ambienti i pastër, kështu që secili nga ne duhet të japë kontributin e tij dhe kjo e mirëpritur dhe pres që institucionet lokale të bëjnë më shumë në këtë drejtim, sepse duhet menduar për një plan menaxhimi në këtë pikëpamje, sepse ishulli është pjesë e Bashkisë së Vlorës dhe e lidhjes së  turizmit të Bashkisë prandaj meritohet më shumë vëmendje”, tha Gjiknuri.

I pyetur gjatë një inspektimi se përse Leli nuk ishte i pranishëm në atë takim, Gjiknuri tha se krah tij ndodhet zv. kryetarja e Bashkisë, po aq e rëndësishme sa Leli.

“Kemi një zonjë të nderuar, zv. kryetaren po aq e rëndësishme dhe shumë institucione që duhet të bëjnë detyrën dhe po e kryejnë në maksimumin e tyre përditë”.

Përplasja me Lelit dhe Ramës nuk u reflektua në zgjedhjet e 25 Prillit, pasi PS mori në atë qark 8 mandate aq sa ishte edhe objektivi. Kjo është një arsye më shume që debati mes tyre të mbetet i hapur dhe pa zgjidhje  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë