Politike

Rama: Do të pyesim shqiptarët për legalizimin e hashashit për përdorim vetjak

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Qeveria do t’i shkojë deri në fund legalizimit të kanabisit për qëllimeve mjekësore dhe tha se në këshillimin kombëtar të radhës do të pyesë shqiptarët nëse duan që hashashi të legalizohet për përdorim vetjak.

Sa i takon legalizimit të kanabisit mjekësor qeveria ka gati një draft jozyrtar që pritet ta hedhë shumë shpejt në konsultim publik.

Drafti parashikon që në të gjithë territorin e vendit të mbyllen jo më pak se 5 hektarë kanabis dhe jo më shumë se 150 hektarë.

Totali i 150 hektarëve do të ofrohet për dhënien e licencave për kompanitë, që mes kritereve duhet të kenë edhe përvojën e operimit në këtë fushë në një nga vendet e OECD-së ku lejohen kanabisi për qëllime mjekësore dhe rekreative.

Drafti parashikon që një licencë nuk jepet për më pak se 5 hektarë të mbjella, por nuk ka kufi tavan, që do të thotë se një kompani e vetme mund të sigurojë licencën për të 150 hektarët që parashikohet si sipërfaqe maksimale për t’u mbjellë në të gjithë territorin e vendit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë