Lajme

Pas dorëheqjes së Haradinajt, Kosova zgjedhje më 8 shtator

Pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj mësohet se Kosova mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme në datën 8 shtator. Sipas mediave kosovare, presidenti Thaçi ka vendosur që në përputhje me afatet kushtetuese e ligjore, të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat do të mbahen më 8 shtator.
Sipas ligjit, zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të mbahen jo më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë.
Por, kjo vlen për datën pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Mediat kosovare shkruajnë se këtë herë nuk kemi të bëjmë me konstituim të ri të Kuvendit, prandaj nuk është e qartë nëse këto afate vlejnë edhe për këto rrethana.
Kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj, dha dorëheqjen nga posti, pasi mori ftesë zyrtare për t’u marrë në pyetje në Gjykatën e Hagës.
Haradinaj u shpreh për mediat se dorëheqja është e parevokueshme, pasi dëshiron të shkojë si qytetar i lirë përpara Gjykatës Speciale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë