Lajme

Pas Dashamir Gjokës, i sekuestrohen makinat e blinduara Saimir Taullaut dhe Durim Bamit

Operacioni Forca e Ligjit pas Dashamir Gjokës u ka sekuestruar makinat e blinduara edhe 3 të ‘fortëve’ të tjerë. Personat që iu sekuestruan mjetet e blinduara janë:

Saimir Taullaut, banues në Lushnjë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Dashamir Gjoka, banues në Durrës, i dënuar në Itali për trafik të qenieve njerëzore;

Durim Bami, banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

OFL thotë se do të informojë publikun në vijimësi për nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë. Që prej një jave, Operacioni Forca e Ligjit ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e pasurisë të emrave të njohur të botës së krimit. Formularët janë dërguar tek Suel Cela dhe Plarent Dervishaj, Dashamir Gjoka, Emiljano Hysenaj, ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, Ardian Çapjas në Elbasan. Prej këtyre, pasuria i është sekuestruar Altin Hajrit në Shijak dhe personave të akuzuar si Grupit i Dukagjinit në Shkodër.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë