Politike

Pas bashkimit Bardhi – Berisha, të premten shpallet Koalicioni i Opozitës së Bashkuar

Opozita ka lajmëruar një tjetër lëvizje pas bashkimit të grupit të Gazment Bardhit me PD-në e Rithemelimit.

Bardhi  përmes një mesazhi lajmëron se të premten ora 12:00  do të zhvillohet takimi i partive politike të opozitës, për krijimin e Koalicionit të Opozitës së Bashkuar.

“Nesër e premte, ora 12:00, në sallën “Antigonea”, Hotel Rogner, do të zhvillohet takimi i partive politike të opozitës, për krijimin e Koalicionit të Opozitës së Bashkuar.  Takimi në pjesën e parë do të jetë i hapur për mediat”, shkruan Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë