Lajme

Partneri ideal mban larg Alzheimerin

Të gjithë e mendojmë veten në moshën e pleqërisë, të qetë duke qëndruar në kopshtin përpara shtëpisë, ose të ulur në divanin e dhomës së ndenjes duke parë televizor dhe duke pirë çajin tonë të preferuar, por të jesh i moshuar nuk është gjithmonë  kaq relaksuese. Mund të mos jeni asnjë herë  të qetë nëse keni probleme të shumta shëndetësore, por ashtu si çdo gjë tjetër edhe kjo çështje e ka një zgjidhje.

Nëse zgjidhni personin e duhur për të kaluar jetën kjo do të ju ndihmojë të gëzoni vitet tuaja të pleqërisë. Një martesë e lumtur mund të ju  jap  një shoqëri të mirë gjatë gjithë jetës tuaj por jo vetëm kaq, duke pasur partnerin e duhur mund të keni dhe  përfitime shëndetsore.

Sipas studimeve të fundit, një partner inteligjent është ideal për shendetin tuaj. Fatkeqsisht sëmundja e Alzhemierit dhe demenca janë të zakonshme në pleqëri. Gjatë këtij viti janë të diagnostikuar shumë njerëz dhe të gjithë e dim se këto  sëmundje janë të vështira jo vetëm për personat që i vuajnë, por edhe për të afërmit e tyre. Sidoqoftë këto sëmundje të rrezikshme mund të parandalohen.

Lawrence Whally, një profesor në universitetin e Aberdeen, thotë se një mënyrë e mirë për të  parandaluar Alzhemierin dhe demencian është edhe zgjedhja e  një partneri  inteligjent. Në fjalimin e tij në vitin 2016, të titulluar “Demencia: Si mund ta mbrojmë veten ?” Ai caktoi një sërë aktivitetesh të ndryshme që mund të ndihmojnë për të shmangur këto sëmundje, si loja formuese “puzzle” ose vizitat në muze të ndryshëm, por ajo që habiti të gjithë pjesëmarrësit ishte se një nga gjërat më të rëndësishme për shmangjen e këtyre sëmundjeve të rrezikshme është dhe martesa më një partner inteligjent.

Të kesh një partner inteligjent gjatë gjithë jetës  bën më të lehtë stimulimin e qelizave të trurit. Partneri juaj do të ju shtyjë të provoni gjëra të reja, do të ju shoqërojë shpesh herë për një shetitje të gjatë, do të ju gatuaj ushqimin tuaj të preferuar dhe do të  nxisi diskutime  në mënyrë që truri juaj të jetë aktiv. Një marrëdhënie e lumtur është ideale, kështu që një nga gjërat që duhet të vlersoni te  njerëzit është  inteligjenca e tyre. Mos gjykoni dikë vetëm nga bukuria e tyre. Ky është një gabim që bëjnë shumë të rinj në ditët e sotme, inteligjenca duhet të jetë  tipari kryesor kur kërkoni një partner.

Sëmundja e Alzhemierit dhe demenca gjithashtu shkaktohen edhe nga faktorë të tjerë që janë:

Stabiliteti financiar

Dieta e nënës tuaj gjatë shtatëzanisë

Statusi i punës së babait kur ju keni qenë fëmijë

Por sipas studiuesit gjetja e partnerit të duhur është thelbi i shëndetit mendordhe mund të bëjë që gjithçka të keqe ta kaloni lehtësisht.  Gjithashtu, duhet të themi se të kesh një partner inteligjent nuk do të garantojë që nuk do të prekeni nga sëmundja e Alxhemierit apo demencës. Sa më shumë të kryeni aktivitete dhe ta bëni trurin tuaj funksional, aq më të pakta do të jenë mundësitë për të shmangur këto sëmundje në pleqëri. Një pikë e rëndësishme është të zhvilloni gjatë gjithë kohës intelektin tuaj. Ju duhet të sfidoni veten, duke bërë gjëra të reja që nuk i kishit menduar më parë. Si për shembull, të udhëtoni te dikush që nuk keni qenë kurrë, të mësoni një lojë të re, të vizitoni një qytet që nuk keni dëgjuar për egzistencën e tij më pare, por nëse qëndroni  në shtëpinë tuaj, një partner inteligjent gjithmon do  të kujdeset për shëndetin tuaj mendor, do të ju mbaj të ngazëllyer dhe do të ju stimuloj gjithmonë për dicka të re.

A keni një partner inteligjent? Nëse po, atëherë merrni kohë për ta falenderuar për shëndetin tuaj mendor. Me pas lexojini këtë artikull për t'i vëretuar sa i mrekullueshëm është.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë