Futboll

Partizanit i mjafton goli i Taipit në Kupë, fiton aktin e parë çerekfinal ndaj Kukësit

Gazeta Si – Pas fitores në derbin me Tiranën në kampionat, Partizani ka fituar sot në Kukës ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Një gol i Gjelbërim Taipit, ish-kapiten i Kukësit sezonin e kaluar, ka mjaftuar për të kuqtë.

Skuadra e Orges Shehit e ka fituar 0-1 aktin e parë çerekfinal të Kupës dhe më 5 mars, kur luhet ndeshja e kthimit, mjafton të menaxhojë këtë rezultat për kalimin në gjysmëfiale. Trajneri i Partizanit theksoi pas ndeshjes se fusha nuk e lejoi skuadrën e tij të shprehte më të mirën.

Goli i vetëm u shënua në fundin e pjesës së parë, kur Taipi, i pambuluar në zonë, përcolli në rrjetë një top të pasuar saktë nga Cara. Në këtë ndeshje Partizani humbi sulmuesin Skuka për shkak dëmtimi. Vetëm pas 19 minutash ai la fushën me barelë.

Kukësi në anën tjetër vazhdon të pësojë humbje njëra pas tjetrës. Trajneri Bledar Devolli debutoi me humbje në stolin kuksian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë