Futboll

Partizani zyrtarizon Orges Shehin, trajneri i ri prezantohet ditën e mërkurë

Gazeta Si – Klubi Partizani ka zyrtarizuar sot Orges Shehin në stol. Një lëvizje që pritej prej kohësh në fakt, që pas largimit të trajnerit durrsak nga Tirana, por gjithçka mbeti peng i kontratës që ai kishte me këtë klub. Shehi doli i lirë, pasi fitoi çështjen në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF.

“Orges Shehi është zyrtarisht trajneri i ri i Partizanit. Të mërkurën, ora 11:00, në ambjentet e "Arena e Demave", klubi prezanton Orges Shehin përpara mediave”, - shkruhet në njoftimin e shkurtër të klubit të kuq.

Për Orges Shehin është një rikthim. Ai ka qenë më parë portier i Partizanit, ndërsa si trajner ka drejtuar Skënderbeun, Kukësin dhe Tiranën, ku fitoi edhe titullin kampion. Tani fillon aventurën e 4-t në stol me objektivin për të fituar një tjetër titull me Partizanin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë