Futboll

Partizani rikthen sulmuesin Xhuliano Skuka, e merr borxh deri në fund të sezonit

Gazeta Si – Xhuliano Skuka do të luajë përsëri me fanellën e Partizanit. Sulmuesi që u shit nga të kuqtë te Metz në Francë është rikthyer në Superiore të paktën për disa muaj.

Xhuliano Skuka me fanellen e Partizanit. Gazeta Si, 6 janar 2024

“Partizani me kënaqësi zyrtarizon rikthimin e Xhuliano Skukës. Klubi dhe Metz kanë arritur marrëveshjen mes tyre për huazimin e sulmuesit 25-vjeçar te kampionët. Skuka do të jetë pjesë e të kuqve deri në përfundim të sezonit 2023-2024, duke konfirmuar se Partizani mbetet zgjedhja e parë në Shqipëri”, - shkruan klubi i kuq në njoftimin e rikthimit të sulmuesit.

Skuka pritet të ndihmojë Partizanin me gola për të ruajtur titullin kampion. Në fund të sezonit ai do të rikthehet te Metz, klubi që ka kartonin e tij. Përveç Partizanit, sulmuesi dibran ka luajtur edhe me Korabin dhe Dinamon në futbollin shqiptar.

Së fundi Skuka luajti po në formë huazimi te Maribori në Slloveni, ndërsa tani rivesh fanellën e kuqe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë