Futboll

Partizani pëson humbjen e parë, një penallti sjell festë në Korçë. Bie edhe Egnatia

Gazeta Si – Partizani, ekipi kampion në fuqi i Superiores, ka pësuar sot humbjen e parë në kampionat. Skuadra e trajnerit Zoran Zekiç u mund 1-0 nga Skënderbeu në Korçë dhe tashmë e sheh veten në mesin e tabelës, me një ndeshje më pak.

Një penallti e dhënë me VAR për Skënderbeun dhe e kthyer në gol nga Rashica, ka bërë që në stadiumin e qytetit jugor të shpërthejë festa. Ishte fundi i ndeshjes dhe të kuqtë e kishin të vështirë të reagonin.

orçarët ngjiten në vend të dytë me këtë fitore, e dyta radhazi pas asaj me Erzenin dhe e katërta në total në këto 7 javë. Partizani është i 5-ti me 8 pikë, por ka edhe një ndeshje më pak.

Një fitore të rëndësishme arriti sot Teuta, që triumfoi në fushën e Egnatias kryesuese, falë një goli të bukur të Realdo Filit. Durrsakët e drejtuar nga trajneri Edi Martini kanë arritur të marrin 3 pikët në një fushë shumë të vështirë, si ajo e Rrogozhinës. Egnatia sidoqoftë ka ruajtur kryesimin e Superiores me 13 pikë, e ndjekur tashmë nga Skënderbeu me 12 pikë.

Java e 7-të e Superiores vazhdon të hënën me dy ndeshjet Kukësi-Erzeni dhe Dinamo-Vllaznia, që luhet në Elbasan, për t’u mbyllur të martën me Tirana-Laçi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë