Futboll

Partizani “përmbyt” Laçin, Kukësi frenohet në Ballsh, Flamurtari siguron fitoren e parë (video)

Partizani ka harruar eliminimin nga Kupa, duke fituar në një transfertë të vështirë ndaj Laçit me rezultatin 1-3. Një ndeshje me emocione dhe e luftuar nga të dyja ekipet, me kurbinasit që kaluan të parët në avantazh, me anë të Xhixhës. Por përgjigja e Partizanit erdhi shpejt ku fillimisht Telushi e më pas Bitri, përmbysën shifrat në 3 minuta. Telushi, me një gol spektakolar vulosi suksesin për të kuqtë.

Flamurtari ka siguruar fitoren e parë në Superiore. Ekipi vlonjat mposhti Luftëtarin me rezultatin 0-1 në sfidën për mbijetesë. Ka qenë një penallti të fituar nga Ramos, shkaktuar nga Çela, dhe shndërruar në gol nga Andi Ribaj.

Kukësi ndalet në transfertë ndaj Bylisit. Verilindorët shënuan të parët, me anë të Mustës në minutën e 30′. Kur gjithçka mendohej e përfunduar, uruguaiani Mocone me një gol në sekondat e fundit, i ka hequr fitoren nga duart skuadrës së Shpëtim Duros.

Më Shumë