Futboll

Teuta mposht me përmbysje Vllazninë (video)

Teuta ka bërë detyrën në shtëpi përballë Vllaznisë. Durrsakët janë rikthyer me fitore në “Niko Dovana” dhe kanë rigjetur entuziazmin.

Ndeshja ka nisur jo mirë për Teutën që është ndëshkuar nga Gurishta pas vetëm 17 minutash. Goli i ka suprizuar bregdetarët por jo aq sa për të mos e përmbysur disavantazhin. Në minutën e 24’ Hoxha ka barazuar rezultatin. Ne minutën e 45’ Teuta ka gjetur edhe golin e dyte me ane te Todorovski.

https://streamable.com/ffu4s

Pjesa e parë ka folur për Teutën që kanë qenë kërkues dhe kanë patur disa mundësi, por nuk kanë mundur të shënojnë golin e qetësisë. Pjesa e dytë nisi më së miri për Teutën që gjeti edhe golin e tretë me anë të Lorenco Vilës. Në vazhdim shkodranët provuan të shkurtonin diferencat por as Hristov e as Junior nuk ia dolën të mposhtnin Frashërin.

https://streamable.com/hy5l7

Pas javës së 22, Teuta renditet në vendin e tretë me 35 pikë të grumbulluara, ndërsa Vllaznia ngelet në vendin e tetë me 28 pikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë