Gazeta Si – Me dy gola të Tedi Carës dhe një të Mehmetit, Partizani ka mundur 3-0 nKukësin në ndeshjen e javës së 26-të të Suiperiores. Në kryeqytet kuksianët e vendit të fundit rezistuan vetëm një pjesë ndaj kampionëve në fuqi.

Rezultati u zhbllokua me një penallti, që Cara e shndërroi në gol, duke larguar presionin nga skuadra e tij. Sulmuesi kavajas dyfishoi shifrat më pas dhe në fund Mehmeti ‘vulosi’ rezultatin në 3-0.
Me këtë fitore të kuqtë kanë barazuar me pikë Vllazninë, nga 42 pikë, duke i marrë përkohësisht vendin e dytë dhe duke iu afruar Egnatias, që sot u ndal sërish.
Për Partizanin ishte shumë e rëndësishme ta fitonte këtë ndeshje, sepse vinte pas humbjes në Korçë. Tani është e rëndësishme për skuadrën e Shehit që të ketë vazhdimësi në rezultate.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.