Futboll

Partizani merr një goditje të fortë nga Laçi, sheh kreun të largohen në 8 pikë

Gazeta Si – Java e 20-të është mbyllur me një surprizë të madhe: Laçi ka fituar 1-2 në fushën e Partizanit. Një rezultat befasues, aq më tepër që ndeshja nisi me avantazhin e skuadrës së trajnerit Shehi.

Mensah kaloi kampionët në fuqi në avantazh shumë shpejt dhe ndoshta ata e menduan të fituar ndeshjen para kohe. Partizani shpërdoroi edhe disa mundësi të tjera, por edhe kurbinasit u shfaqën rrezikshëm në disa momente.

Shtatë minuta para fundit Sobouejll barazoi shifrat me një gjuajtje të saktë në zonë, duke shtangur portierin Qirko. Të kuqtë nuk do t’u besonin syve në shtesë, kur 18-vjeçari Tresa realizoi edhe golin e fitores për Laçin dhe të nokautit për Partizanin.

Trajneri Shehi ka pësuar kështu humbjen e parë që në ndeshjen e dytë në stolin e kuq. Tani kreu ka shkuar në -8 pikë, një diferencë e konsiderueshme me Egnatian që do të jetë shumë e vështirë të rikuperohet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë