Lajm pozitiv për Partizanin para derbit, ka ezauruar plotësisht dënimin dhe mund të luajë që në derbin ndaj Tiranës. Ai u pezullua nga FIFA për 4 muaj dhe në klubin e kuq i kërkuan zyrtarisht institucionit të futbollit botëror nëse tashmë lojtari e ka ezauruar dënimin. Sot erdhi përgjigjja dhe shkodrani mund të luajë që në derbin e së enjtes.
Klubi i kuq u dënua nga FIFA me bllokim të merkatos për 3 sesione, sepse u konstatuan parregullsi në kontratën e futbollistit Erald Çinari, pasi akuzave të një klubi kroat. Për këtë arsye, Partizani nuk mundi të bënte asnjë afrim në verë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.