Futboll

Partizani luan miqësoren e parë në Turqi, Shehi debuton me barazim në stolin e kuq

Gazeta Si – Orges Shehi ka debutuar me një barazim në stolin e Partizanit. Kampionët në fuqi luajtën sot miqësoren e parë në Turqi, ku po zhvillojnë minifazën përgatitore të dimrit. Testi ndaj holandezëve të Volendam u mbyll me rezultatin 1-1 dhe për të kuqtë shënoi Birçaj në minutën e 68-të.

Ishte një ndeshje testuese, që e ndihmon trajnerin Shehi për të njohur më mirë skuadrën dhe gjendjen e çdo lojtari që ka aktualisht në grup. Partizani do të luajë edhe një miqësore tjetër në Antalia, ku kundërshtar është skuadra azere e Neftçi Baku.

Me trajnerin Orges Shehi pritet një Partizan ndryshe në gjysmën e dytë të kampionatit. Kampionët e Shqipërisë synojnë të mbrojnë titullin, por janë 5 pikë prapa Egnatias, një diferencë e konsiderueshme. Deri në rifillimin e kampionatit pritet që klubi kryeqytetas të bëjë ndonjë afrim cilësor, për të cilin skuadra ka nevojë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë