Futboll

Partizani fiton me përmbysje miqësoren e dytë turke, 3 gola rumunëve të Kluzh

Gazeta Si – Partizani ka fituar 3-1 miqësoren e dytë në Antalia të Turqisë, ku po zhvillon minifazën përgatitore dimërore. Kampionët e Shqipërisë triumfuan me përmbysje përballë rumunëve të Kluzh.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 në favor të rumunëve, në pjesën e dytë skuadra e trajnerit Orges Shehi gjeti tri herë rrugën e rrjetës. Cara barazoi me penallti, më pas realizuan edhe Maget dhe Sembene, duke ‘vulosur’ fitoren e kuqe.

Një sinjal i mirë ky për Shehin përpara rifillimit të kampionatit. Në Turqi Partizani luajti pak ditë më parë edhe një miqësore tjetër, ku barazoi 1-1 ndaj holandezëve të Volendam.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë