Futboll

Partizani arrin fitoren e 3-të radhazi, ruan kontaktet me kreun me golin e Mensah

Gazeta Si – Përsëri në minutat e fundit, përsëri Mensah. Fati është me Partizanin, që arrin fitoren e 3-të radhazi dhe ruan kontaktet me vendin e parë. Të kuqtë, të cilët sot ishin miq në shtëpinë e tyre, mundën 1-2 Erzenin.

Ndeshja e luajtur në ‘Arena e Demave’ u mbyll me një fitore drithëruese të Partizanit. Edhe pse Erzeni luajti për një pjesë me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq të Kahrimanovic, barazoi golin e Carës me anë të Meçjas dhe ndeshja dukej se do të mbyllej në barazim.

Më minutën e fundit Mensah përfitoi nga një rrëmujë në zonën e shijakasve dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke sjellë festë në shkallët e stadiumit. Partizani ka një ndeshje më pak dhe pas fundit të fazës së parë është 2 pikë pas Egnatias (17 dhe 19 pikë). Edhe në ndeshjen e sotme Partizani u drejtua nga drejtori sportiv Arbër Abilaliaj.

Renditja e Superiores kryesohet nga rrogozhinasit dhe mbyllet nga Dinamo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë