Futboll

Partizani afron një mbrojtës kroat në fundin e merkatos, firmos me Mikuliç

Gazeta Si – Klubi i Partizanit ka zyrtarizuar sot një përforcim në mbrojtje. Skuadrës së trajnerit Orges Shehi i bashkohet kroati Bozho Mikuliç, i cili ka luajtur edhe në Itali me Mesinën, përveçse në vendin e tij me Hajduk Split.

“Klubi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Bozho Mikuliç. Mbrojtësi kroat 27-vjeçar ka nënshkruar një kontratë për 1 vit e gjysmë me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon me kampionët. Mikuliç përgjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e Hajduk Splitit, Slaven Belupos dhe Mesinës në Itali”, - shkruan Partizani në njoftimin zyrtar.

Kjo duhet të jetë edhe lëvizja e fundit e merkatos për kampionët në fuqi. Partizani aktualisht mban vendin e dytë në Superiore, por ky fakt nuk është shumë shqetësues, po të kemi parasysh skemën me ‘Final 4’ të kampionatit, ku në fund gjithçka zerohet. Mjafton që të kuqtë të jenë në 4-shen e parë në mbyllje të 36 javëve kampionat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë