Ne rrjet

Partia që do të vulosë fatin e zgjedhjeve në Gjermani

Numërimi mbrapsht për zgjedhjet e së dielës tjetër në Gjermani ka filluar dhe pjesëmarrja pritet të thyejë çdo rekord këtë vit. Pavarësisht kryesimit të Social Demokratëve (SPD) në sondazhet e opinionit, beteja për epërsi me Unionin e Kristian-Demokratëve (CDU-CSU) mbetet e hapur.

Sa i përket vendit të tretë, enigma duket se është e zgjidhur. Të Gjelbrit do ta fitojnë me lehtësi dhe do të forcohen ndjeshëm në krahasim me vitin 2017, edhe pse nuk pritet ndonjë surprise që ata të synojnë të të marrin drejtimin e qeverisë.

Derbi, nga ana tjetër, parashikohet për vendin e katërt, të cilin e pretendojnë dy parti që po marrin vota nga mbështetësit e pakënaqur të kancelares Merkel. Liberal Demokratët (FDP) dhe Alternativa për Gjermaninë (AfD), po luftojnë fort dhe, për momentin, duken ekuivalente.

Ajo që është e sigurt, në çdo rast, është se këtë herë votat nuk do të nxjerrin në pah sundimtarin absolut dhe të padiskutueshëm të politikës gjermane. Skena politike do të jetë më e fragmentuar se kurrë.

Në këto kushte, vëmendja kthehet tek ajo që pritet të ndodhë pas ditës së votimit. Udhëheqësity e SPD -së kanë deklaruar se nuk e mbështesin rinovimin e modelit të qeverisjes nëpërmjet një "koalicioni të madh" (edhe pse nuk përjashtohet që përfundimisht ta miratojë atë) - ndërsa baza duket e gatshme për të diskutuar për futjen në koalicion me të gjithë të tjerët, përveç natyrisht AfD -së ekstreme.

Si CDU-CSU ashtu edhe SPD kanw deklaruar gatishmërinë e tyre për të punuar me të Gjelbrit. Si Olaf Solz ashtu dhe Armin Lassett, po hedhin rrjetat e tyre në këtë drejtim.

E vërteta është se baza e të Gjelbërve është duke vendosur peshoren në anën e Soltz, siç tregohet nga sondazhi i fundit I Der Spiegel. Cilido partner që të zgjedhin, megjithatë, është pothuajse e sigurt se, për herë të parë që nga lufta, qeverisë së ardhshme do t’i duhet një aleancë tre-palëshe për të siguruar një shumicë qeverisëse në Bundestag.

Shteti gjerman ka vazhdimësi

Sigurisht, ata që besojnë se qeveria e ardhshme gjermane, cilado qoftë përbërja e saj, do të ndryshojë rrënjësisht drejtimin e politikës së Berlinit, brenda dhe jashtë vendit, mashtrohen. Sidoqoftë, rëndësia e zgjedhjece përfundimtare nuk është e parëndësishme, veçanërisht në dritën e rimëkëmbjes së partive socialdemokrate në nivel europian.

Negociatat, në çdo rast, nuk pritet të përfundojnë shpejt dhe lehtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë