Politike

Parlamenti nis sot, opozita kërkon monitorim post-tërmet, PS e rrëzon

Pas pushimeve dimërore pritet të nisë punimet Parlamenti. Sesioni i VI -të i Legjislaturës së IX-të është disi i veçantë pasi mblidhet në një kohë kur Parlamenti shqiptar mbush 100 vite të historisë dhe si data e parë njihet 21 janari 1920. Seanca e parë është formale, për të startuar me çështjet e lëna pezull nga i kaluar. Sot, para seancës, u mblodh konferenca e kryetarëve për të miratuar kalendarin dhe programin e punës së Kuvendit.
Në mbledhjen e konferencës së kryetarëve janë paraqitur kërkesat e opozitës parlamentare, 9 deputetë të opozitës kanë depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për mbikëqyrjen e shpërndarjes së çdo dëmshpërblimi të ish të dënuarve politik të regjimit komunist dhe për ecurinë dhe masat ligjore të post tërmetit të 26 nëntorit.

Faksimile e Komisioni i Posaçëm për Rindërtimin


Janë 7 deputetë të opozitës kërkojnë ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Ndërtimin, e firmosur nga po të njëjtët. Kjo kërkesë vjen pas tërmetit të 26 nëntorit, për përgjegjshmërinë e harmonizimit të ligjshmërisë në fushën e ndërtimit.
“Ne mendojmë se detyra e këtij komisioni do të jetë krijimi i një bazamenti ligjor të përhershëm për fushën e ndërtimit, i cili do të nxiste, formalizimin e cilësisë së produkteve të ndërtimit, sipas konformimitetit, formatizimit të proceseve teknologjike, formatizimin e konformitetit të personelit teknik, riformatimit të kushteve teknike të projektimit sipas parimeve dhe standardeve të eurokodeve, monitorimi teknik të qëndrueshmërisë së veprave në tërësi në fushën e ndërtimit dhe implementimin ligjor të hartave të reja sizmike të vendit tonë dhe plotësimi me karakteristikave të lëkundjeve në mënyrë periodike, përcaktimin e përgjegjësive ligjore që nga prodhuesit e materialeve të ndërtimit deri te tregtarët”, thuhet në kërkesën e firmosur nga 7 deputetët e opozitës. Gjithashtu me këtë komision të posaçëm që parashikohej të zgjaste 16 muaj, kërkohej edhe monitorimi i programit të qeverisë për Rindërtimin.
Nisma e deputetëve të opozitës nuk është pranuar nga mazhoranca në konferencën e kryetarëve. Socialistët kanë qenë kundër dhe për faktin se qeveria ka ndërmarrë masat për të miratuar një legjislacion të ri për ndërtimet. Këtë gjë e bërë të ditur kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Ndërsa theksoi se kërkesa e dytë ishte në përputhje me Rregulloren dhe se u pranua nga konferenca. Në bazë të kësaj nismeje mësohet se komisioni i posaçëm brenda tremujorit të çdo viti verifikon mënyrën e shpërndarjes së dëmshpërblimit për kategorinë shoqërore të ish-të Përndjekurve Politik nga ministria e Financave për vitin pararendës.

Faksimile e nismës së dytë të opozitës


“Betejat” e Parlamenti nga zgjedhorja, presidenti dhe Antishpifja
Sesioni Parlamentit që zgjat deri në korrik ka një sërë çështjesh të mbartura nga sesioni i kaluar. Kryesore është realizimi i reformës zgjedhore, si një nga kushtet e vendosura nga Bundestagut gjerman. Pas më shumë se një viti PD-ja ka pranuar që të ulet në një tryezë jashtë Parlamentit, duke krijuar Këshillin Politik që ka si prioritet kryesor realizimin e reformës zgjedhore. Në bazë të kësaj marrëveshjeje të firmosur nga PD, PS, LSI, ku është prezent edhe deputetja Rudina Hajdari është rënë dakord se brenda 15 marsit të realizohet reforma zgjedhore.
Kjo lëvizje që shmang Parlamentin, pasi Këshilli kërkon që drafti konsensual të miratohet pas një ndryshim nga deputetët, pritet të shtensionojë situatën politike.
Ndërsa socialistët pritet të përballen menjëherë me dekretet e presidentit Meta, i cili ka kthyer paketën “Antishpifje”. Presidenti ka kërkuar reflektim nga ana e mazhorancës për “Antishpifjen”, por socialistët kanë dhënë sinjale se nuk do t’i pranojnë argumentet e Metës, duke e rrëzuar në seancën më të parë.
Beteja me presidentin do të vijojë edhe këtë vit, e kjo pasi komisioni i hetimor për shkarkimin e Metës i është shtyrë afati. Në shkurt pritet të vijnë ekspertët e komisionit të Venecias, të cilët janë thirrur për herë të dytë nga Parlamenti për të dhënë mendim në lidhje me mënyrën se si ka vepruar presidenti për emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, konkretisht të Marsida Xhaferllarit dhe a e ka shkelur ose jo ligjin themeltar të shtetit shqiptar. Pas kësaj Venecia pritet të nxjerrë një raport të posaçëm, i cili do t’ja dërgojë Parlamentit. Në mars pritet të dalë raporti i posaçëm dhe mbi bazën e kësaj Parlamenti shqiptar mund të marrë një vendim mbi presidentin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë