Ngjarje

Hetim italian për tërmetin, kryeprokurori pret ekspertët e Aquilas

Një grup ekspertësh dhe hetuesish italianë do t’i bashkohen grupit hetimor të Prokurorisë së Durrësit për të ofruar asistencë teknike lidhur me hetimet për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019. Këtë të hënë, Prokurori i Përgjithshëm pati një takim me një delegacion të përbërë prej dy prokurorësh, oficerësh të policisë gjyqësore dhe inxhinierë. Prokuroria e Përgjithshme bën të ditur se ata kanë mbërritur në Shqipëri me ndihmën e misionit  PAMECA në Shqipëri dhe kryesohen nga ekspertë të Prokurorisë së Aquilas, Fabio Picuti dhe Michele Renzo. Aquila në Italia njihet si zona që u prek disa vite më parë nga tërmetet e fuqishme dhe ku pati shkatërrime të mëdha të banesave. Delegacioni ka kryer hetime të ngjashme në Itali.

Kryeprokurori Çela në takim me ekspertët e hetuesit italianë

Aktualisht, për abuzimet me ndërtimet pa leje në zonën e Shijakut dhe Manzës janë nën hetim 19 zyrtarë dhe efektivë policie. Mes tyre 8 janë në arrest me burg, ndërsa një pjesë u shpallën në kërkim. Delegacioni do të zhvillojë gjatë këtyre dy ditëve takime në Durrës me prokurorë të Durrësit dhe Krujës që po hetojnë çështjet që lidhen me pasojat e tërmetit. Më 26 nëntor si pasojë e lëkundjeve të forta sizmike gjetën vdekje 51 shtetas. Ndërsa hetimet për pasojat e tërmetit kanë nisur edhe në Tiranë, duke konkluduar në 29 arrestime, si dhe në 11 persona të shpallur në kërkim. Dy ditë më parë Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”, për 7 të arrestuar, ku mes tyre janë edhe ish-kryekomunari i Kasharit, Besnik Fuçia dhe ish-kryekomunari i Farkës, Fatbardh Plaku. Shumica e të arrestuarve akuzohen për shpërdorim detyre dhe ndërtime pa leje, ndërsa në mesin e të ndaluarve nuk mungonin as biznesmenë në fushën e ndërtimit.

Vendimet e Gjykatës për arrestimet në Tiranë

Arrest me burg

Hodo Gjoni – Arrest burg

Artur Skela- Arrest me burg

Fejzi Dyrmishi – Arrest me burg

Besnik Fuçia, ish-kryekomunari i Kasharit

Naim Shehi

Gezim Shkalla

 Fatbardh Plaku, ish-kryekomunari i Farkës

Masa e sigurisë “detyrim paraqitje”

Anila Harxhi- Detyrim paraqitje

Reis Muça- Detyrim paraqitje

Merita Kushe- Detyrim paraqitje

Hekri Disha- Detyrim paraqitje

Bukurie Halili- Detyrim paraqitje

Adhurim Qehajaj- Detyrim paraqitje

Stela Maze- Detyrim paraqitje

Zhaneta Tagani-Detyrim paraqitje

Shpëtim Kërçiku- Detyrim paraqitje

Jan Ikonomi- Detyrim paraqitje

Ermir Çina- Detyrim paraqitje

Arrest shtëpie

Faik Fejza

Ndoc Pepkolaj

Mehmet Felahi

Agim Eski

Pëllumb Korfuzi

Qiriako Gjergo

Asqeri Xhanari

Vjollca Hoxholli

Ali Dyrmishi, ndodhet në spital me probleme shëndetësore

Shefqet Doda

 Gerti Qalliku

Luan Beta

Vendimet e gjykatës së Durrësit

Arrest me burg

Ermal Petova - specialist për Hetimin e Krimeve/OPGJ, në Stacionin e Policisë Manzë

Gjergj Gërco - Sekretar i Njësisë Administrative Sukth

Agim Osmani - Ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës

Haxhi Sherra - Ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Shijak

Ndriçim Shika - Ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Shijak

Adem Lika - posedues dhe zhvillues i objektit ndërtimi pa leje

Dëshir Dakoli - Ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës

Petrit Neziri - Ndihmës specialist/SPZ, në Stacionin e Policisë Manzë

U lanë të lirë

Besnik Domi-shef Rendi Shijak

Sami Xhafa-shefi stacionit i policisë Manze

Marius Shahini-kryeinspektor IMT Shijak

Nikoll Marku-specialist për Hetimin e Krimeve/OPGJ, në Stacionin e Policisë Manzë,

Julian Kacadej-specialist IMT Shijak

Dritan Koçi-posedues dhe zhvillues i objektit të ndërtimit pa leje

Paulin Meta-posedues dhe zhvillues i objektit ndërtimit pa leje

Gjon Zefi-posedues dhe zhvillues i objektit ndërtimit pa leje

Astrit Nuri-specialist i Armatimit në DVP Durrës

Qerim Doka-posedues dhe zhvillues i objektit ndërtim pa leje


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë