Vende dhe Udhetime

Parisi ndalon autobusët turistikë të qarkullojnë në qendër të qytetit

Paris synon të ndalojë autobusët turistikë në qendër të qytetit për të nxitur vizitorët të ecin, ose të përdorin transportin publik. Kjo për shkak të shqetësimeve të shkaktuara nga turizmi masiv, ka thënë nënkryetari i kryeqytetit masiv. Emmanuel Gregoire tha për gazetën Le Parisien se situata në Paris nuk është aq keq sa në Venecia, apo në Barcelonën e zhurmshme, por Parisianët janë të shqetësuar për fluksin e autobusëve turistikë që qarkullojnë në qendër të qytetit.

"Ne nuk duam anarkinë totale të autobusëve turistikë në Paris …. Autobusët nuk janë më të mirëpritur në zemër të qytetit", tha Gregoire. Gregoire tha se qyteti është në pritje të legjislacionit të ri për të zvogëluar trafikun e autobusëve dhe do të caktojë pikat e parkimit jashtë qytetit në mënyrë që autobusët të mos futen më në qendër të qytetit.

Ligji i ri i Francës mbi lëvizshmërinë do t'u japë autoriteteve lokale më shumë kompetenca për të rregulluar trafikun lokal dhe opsionet e reja të transportit si biçikletat me qira dhe skuterët elektrike. Gregoire shpjegoi: “Turistët mund të lëvizin nëpër qendër të qytetit si vendasit, pra duke përdorur mjetet e transportit publik, ose biçikletat me qira.”Ai shtoi se udhërrëfyesit turistikë duhet të përshtaten duke zhvilluar turne me biçikleta të udhëhequr, ose duke udhëtuar me kufje.

Franca është vendi më i vizituar në botë, duke marrë një rekord prej 89.4 milion vizitorësh vitin e kaluar, nga 86.9 milionë në vitin 2017.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë