Gazeta Si – Një vjedhje trazon ujërat pak muaj para fillimit të Olimpiadës së Parisit. Në trenin e nisur nga stacioni i njohur ‘Gare du Nord’, është vjedhur një valixhe që i përkiste një punonjësi të Komunës së Parisit.
Në atë valixhe ndodheshin një kompjuter dhe dy USB me informacion të rezervuar për aktivitetin e rëndësishëm sportiv që do të zhvillohet në Paris mes korrikut dhe gushtit.

Më saktësisht, këto pajisje që ishin brenda valixhes së vjedhur përmbanin informacion sekret në lidhje me planet e sigurisë për Lojërat Olimpike. Duhej të ishin në duar të sigurta, por tashmë mbetet për t’u parë se ku kanë përfunduar.
Personi që kishte valixhen, një inxhinjer 56-vjeçar, ka bërë denoncimin për këtë ngjarje të hënën e 26 shkurtit. Policia ka nisur tashmë një hetim dhe shumë do të thonë se çfarë ka ndodhur vërtet telekamerat e vëzhgimit të stacionit hekurudhor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.