Lajme

“Parfumi i vjeshtës”, shpjegimi i aromës kur bien gjethet

Në stinën e vjeshtës, bashkë me rënien e gjetheve, të gjithë ndjejmë një aromë n të çuditshme në ajër që nuk mund ta shpjegojmë.  Mesa duket mund të ndjejmë erën e vërtetë të ndryshimit të stinëve.

Shumë njerëz tregojnë se një aromë e veçantë shfaqet në këtë periudhë të vitit, disa e përshkruajnë atë si një aromë që sjell ndjesi melankolike, ndërsa të tjerëve u përngjan me aromat e këndshme të korrjes.

“Parfumi i vjeshtës” krijon më shumë ndryshime emocionale sesa paralajmëron ardhjen e stinës së dimrit. Çfarëdo arome që ndjeni kur gjethet bien, të gjitha fraksionet e momentit që ndjeni aromën do të ngelen në kujtesën tuaj për një kohë të gjatë.

Por nga vjen kjo aromë?

Nuk është aroma e kungujve që lulëzojnë në vjeshtë, apo diçka tjetër e stinës, kjo aromë e çuditshme ka një shpjegim shkencorë që askush nuk e kishte menduar më parë.  Me kalimin e kohës dielli do të ikë për t’i lënë vendin stinës së dimrit,  në këtë periudhë pemët dhe bimët fillojnë të përgatiten për stinën e re dhe gjethet janë të dizajnuara për të prodhuar “ushqimin” që duhet për glukozën e bimëve përmes procesit të fotosintezës. Ata marrin dioksid karboni dhe molekula uji në të njëjtën kohë dhe më pak rreze dielli për të riorganizuar glukozën dhe oksigjenin. Për këtë arsye themi që bimët pastrojnë ajrin.

Në vjeshtë kur energjia e nevojshme për të krijuar ushqim tejkalon energjinë që u jepet bimëve nga vetë ushqimi, gjethet nuk janë më të nevojshme prandaj bien.

Kur gjethet bien dhe vyshken ato nxjerrin të gjitha llojet e aromave përmes vrimave të vogla të njohura si “stomata”. Midis këtyre përbërjeve të lëshuara janë “terepenes” dhe “pinenë”, përbërësit vajorë të bimëve.

  • Terepenes, janë hidrokarbure, të cilat përmbajnë përbërësit kryesorë që i duhet bimës për fotosintezën si hidrogjeni dhe karboni.
  • Pinenë, është një përbërës kryesor për rrëshirën e pishave.

Herë pas here, këto molekula që dalin nga bimët njihen si kompozime organike të paqëndrueshme të cilat bashkëveprojnë me azotin. Kjo mund të çojë në prodhimin e ozonit që shkakton në ajër aromën e klorit. Përveç lëshimit të aromave që gjenden brenda gjetheve të vyshkura, dy defekte të tjera kontribuojnë në aromën që ndjejmë gjatë gjithë kohës së vjeshtës. Toka në pjesën më të madhe të botës është e pasur më “Geotrichum candidum”, një kërpudhë që shkakton kalbjen dhe dekompozimin e frutave, perimeve dhe lëndët e bollshme të bimëve.

Kjo lëndë është një nga shumë llojet të tjera të substancave, që gërryen organizmat e vdekura, përbërjeve kimike të cilave kontribuojnë në aromën që kanë gjethet kur bien.

Toka ftohet shpejt kur dielli largohet dhe një shtresë e ajrit të ngrohtë formohet disa metra mbi sipërfaqe për të kapur përbërësit kimikë në brendësi të tokës. Kjo është arsyeja pse ndonjëherë mund të ndjeni aromën e çuditshme në fillimin të vjeshtës, që përfshin mesin e muajit gusht deri në fund të shtatorit.

Për të gjithë aroma kur gjethet bien është magjike, edhe pse kjo do te thotë së dimri është afër duhet ta shijojmë atë. Është një kohë vetëm për pushim. Rënia e gjetheve është një periudhë kalimtare dhe tregon fillimin e një stine të re./The Washington Post/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë