Keshilla

Paratë, shkaktari kryesor i divorceve

Stresi i parave nuk është thjesht një vrasës romance. Është i lidhur me rritjen e niveleve të stresit dhe depresionit, të dyja këto mund të tensionojnë marrëdhëniet. Dhe kur partnerët nuk ndajnë të njëjtat zakone parash, kjo mund të çojë në mosmarrëveshje më të mëdha.

Studimet tregojnë se çiftet e martuara dhe që kanë probleme më paratë, kanë edhe probleme martesore.

Hulumtimet sugjerojnë se 70 për qind e çifteve të martuara përmendin paranë si shkaktarin kryesor të debatit mes njëri-tjetrit.

Natyrisht, çiftet që kanë pothuaj të njëjtat të ardhura, rrisin mundësitë për sukses. Sa më e madhe të jetë mospërputhja mes të ardhurave të një çifti, aq më shumë ka gjasa që ata të ndahen brenda pesë viteve.

Lajm i mirë është se ekziston një mënyrë për të mposhtur stresin e parave, edhe nëse ju dhe partneri juaj keni qasje shumë të ndryshme në menaxhimin e parave.

“Unë kam parë çifte që kanë mospërputhje të të ardhurave, që kanë më shumë debate mes njëri –tjetrit” thotë Sophia Bera, një planifikuese e certifikuar financiare dhe themeluese e Gen Y Planning. Rekomandimi i saj nr. 1?

 Komunikoni, komunikoni, komunikoni.

Bera thotë se tema e parave duhet të diskutohet që kur një çift vendos të martohet.

Në këtë mënyrë, ju jeni duke ofruar informacion rreth vetes para se ta kërkoni atë prej partnerit.

 Asnjëherë nuk duhet të mungojnë biseda të tilla kur një marrëdhënie fillon bëhet më serioze.

Para se të bashkoni financat, ju dhe partneri juaj duhet të diskutoni se si dëshironi të ecni me shpenzimet e përbashkëta.

Bera është me praktikën "tëndi, imi dhe yni", në të cilin çiftet mbajnë llogaritë e pavarura bankare përveç një llogarie të përbashkët që përdoret për të paguar faturat dhe shpenzimet e tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë