Keshilla

Paratë ju plakin përpara kohe

Keni dëgjuar se paratë janë rrënja e të gjitha të këqijave, apo jo? Një studim i botuar në revistën Research on Aging zbuloi se njerëzit që shqetësohen për paranë duken më të vjetër se ata që nuk shqetësohen për financat e tyre.

Në studimin e kryer me rreth 200 vetë të cilët vetë-vlerësuan nivelet e tyre të stresit financiar, dhe më pas u morën fotografitë e shkrepura në 1994-1995 dhe në 2004-2005.

Një paneli i’u kërkua të caktojnë moshat e njerëzve që shihnin foto. Shqyrtuesit gjetën se njerëzit të cilët thanë se ishin nën stres të rëndë financiar dukeshin 10 vjet më të vjetër se sa mosha e tyre reale.

"Ajo që na befasoi ishte se stresi financiar i plakte njerëzit më shumë se ata që kishin probleme të tjera" thotë Margie Lachman, një profesoreshë e psikologjisë në Brandeis dhe një nga autorët e studimit.

 ‘Dhe kjo nuk është e lidhur me atë se si njerëzit ndihen, por si duken ata’ shton më tej Margie.

Ndërsa ne e dimë se stresi mund të jetë vrasës dhe se paraja është një nga ata stresuesit e mëdhenj, Lachman thotë se njerëzit e stresuar mund të kenë më pak gjasa të shpenzojnë kohë në pamjen e tyre ose në zgjedhje të shëndetshme jetese. "Kozmetika ose angazhimi në praktika të shëndetshme për dietë, stërvitje dhe gjumë mund të ndikojë në atë se sa e vjetër duket", tha ajo.

Stresi gjithashtu përshpejton plakjen në nivel qelizor. Stresi kronik çon në zhvillimin e sëmundjes Alzheimer. Gjithashtu edhe shqetësimet paraprake çojnë në dobësi, thonë hulumtuesit e UC San Francisco.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë