Para

Parashikimi i ‘Si’ për bursat gjatë javës: Euro nuk ndal rënien

Tregtimi i çiftit të monedhave EURUSD për këtë javë(19-25 dhjetor) pritet të frenojë tendencën rritëse të javëve të fundit. Për sa kohë tregtimi do të bëhet nën vlerën 1.0627 tendenca do të jetë rënëse me target paraprak 1.0476.

Reagimi negativ ndaj saj e thellon lëvizjen rënëse drejt suportit të radhës 1.04. Ndërkohë tregtimi mbi vlerën 1.0627 që ka pak mundësi të ndodhë mund ta avancoje lëvizjen për sipër maksimumi deri në vlerën 1.0787

Për këtë javë trenda e çiftit GBPUSD do të jete rënëse me objektiv 1.188-1.19. Nëse tregtimi del mbi rezistencën 1.218 tendenca rënëse do të paraprihet nga një avancim i lehtë sipër me synim  testimin e rezistencës 1.225

Për sa kohë DOW JONES do të tregtohet nën vlerën 33000 trenda do të jetë bearish drejt suportit 32150, reagimi negativ ndaj të cilit e thellon lëvizjen bearish drejt suportit të radhës 21700. Tregtimi mbi vlerën 33000 do të shoqërohet me korrektim paraprak drejt rezistencës 33200-33330

Për sa kohë BTCUSD tregtohet nën rezistencën 17100 trenda do të jetë rënëse me target 13800. Tregtimi mbi vlerën 17100 që ka pak mundësi të ndodhë e shtyn lëvizjen për sipër maksimumi deri në vlerën 17700

Për sa kohë CRUDE OIL tregtohet mbi vlerën 73.4 trenda do të jetë bullish me objektiv 81.3. Tregtimi nën vlerën 73.4 mund të pasohet me ritestim të suportit 72.54 pas të cilit reagimi do të jetë pozitiv


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë