Bursa

Parashikimi i ‘Si’ për bursat gjatë javës: Euro nis javën me rritje

Nga Gazeta ‘Si’- Tregtimi i çiftit të monedhave EUR/USD pritet të fillojë me korrektim gjatë kësaj jave(18-24 dhjetor) drejt rezistencës 1.093 për t'u pasuar më pas me reagim negativ ndaj saj që do të pasohej me rikthim të tendencës rënëse drejt suportit 1.0844. Reagimi negativ ndaj këtij të fundit do ta thellonte rënien drejt suportit të radhës 1.079.

Për sa kohë GBP/USD do të tregtohet nën vlerën 1.2715 trenda do të jetë negative me target 1.2577. Reagimi negativ ndaj saj e thellon rënien drejt suportit 1.247. Tregtimi mbi vlerën 1.2715 do të pasohej nga tentativa e testimit të rezistencës 1.275

Për sa kohë USD/JPY do të tregtohet nën vlerën 142.45 trenda do të vazhdojë të jetë bearish me target 138.35. Tregtimi mbi vlerën 142.45 do të pasohej nga tentativa e testimit të rezistencës 143.8

Për sa kohë DOW JONES do të tregtohet nën vlerën 37400 trenda do të jetë korrektuese drejt suportit 36700, pas të cilit pritet reagim pozitiv. Tregtimi mbi vlerën 37400 e avancon lëvizjen pozitive drejt targetit  paraprak 37600, reagimi pozitiv ndaj të cilit do të pasohej nga avancim i mëtejshëm i lëvizjes pozitive me objektiv 38000

Për sa kohë CRUDE OIL do të tregtohet mbi vlerën 71.94 trenda do të jetë pozitive me target 72.58 e më pas 73.22. Tregtimi nën vlerën 71.94 do të pasohej nga ritestimi i suportit 68.8

Për sa kohë BTC/USD do të tregtohet mbi suportin 41400 trenda do të jetë pozitive me target 44440.

Tregtimi nën vlerën 41400 hap rrugën për korrektim të mëtejshëm me objektiv 39700. Edhe në parashikimin e javës së shkuar, kriptomonedha ishte në trend rritës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë