Para

Parashikimi i ‘Si’ për bursat gjatë javës: Euro në trend rritës

Tregtimi i çiftit të monedhave EUR/USD për këtë javë pritet të filloje me testimin e suportit 0.987-0.991. Në vijim për sa kohë tregtimi do të kryhet mbi vlerën 0.991 tendenca  gjatë datave 7-13 nëntor do të jetë rritëse me objektiv 1.0075. Ndërkohë tregtimi nën vlerën 0.987 e thellon lëvizjen për poshtë drejt suportit të radhës 0.9843.

Për sa kohë GBPUSD tregtohet mbi vlerën 1.1357 trendi do të jetë rritës me objektiv 1.143. Ndërkohë tregtimi nën vlerën 1.1357 trendi do të jetë negativ drejt targetit 1.126. Reagimi negativ ndaj saj e thellon rënien drejt suportit 1.093 -1.1

Për sa kohë DOW JONES tregtohet nën vlerën 32410 trendi do të jetë me target 31570. Reagimi negativ ndaj saj e thellon  rënien drejt suportit 30150. Tregtimi mbi vlerën 32410 e avancon lëvizjen për sipër drejt rezistencës 33600.

Për sa kohë BTCUSD tregtohet mbi vlerën 21150 trenda do të jetë rritëse me target të parë 22460 e më pas 22800. Tregtimi nën vlerën 21150 e zbret deri në vlerën 20160-20340

Për sa kohë CRUDE OIL tregtohet mbi vlerën 91.36 trendi do të jetë rritës me objektiv 93.64 dhe më pas 97.66. Tregtimi nën vleren 91.36 e risjell tek suporti 84.5


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë