Para

Parashikimi i “Si” për bursat gjatë javës: Euro në trend rritës

Për sa kohë EURUSD tregtohet mbi vlerën 0.976 tendenca gjatë datave 3-9 tetor do të jetë rritëse me target 0.99. Tregtimi nën vlerën 0.976 hap rrugën për testimin e suportit 0.964 -0.965.

Për sa kohë GBPUSD tregtohet mbi vlerën 1.11, trendi do të jetë për sipër me target 1.13. Tregtimi nën vlerën 1.11 do të pasohet me testim te suportit 1.102. Reagimi negativ ndaj tij hap rrugën për korrektim të mëtejshëm drejt vlerës 1.08.

Për sa kohë DOW JONES tregtohet nën vlerën 28840 tregtimi do të thelloje tendencën negative të javës së kaluar me objektiv suportin 28300, reagimi negativ ndaj të cilit e shtyn drejt testimit të vlerës së suportit të radhës 26500. Tregtimi mbi vlerën 28840  hap rrugën për avancim të korrektimit drejt rezistencës 29600-29800.

Për sa kohë BTCUSD tregtohet nën vlerën 20300 tregtimi do të jetë me tendencë rënëse me objektiv vlerën 15500. Tregtimi mbi vlerën e sipër përmendur hap rrugën për avancim të korrektimit drejt vlerës 24000.

Për sa kohë CRUDE OIL tregtohet nën vlerën 80.86 tendenca do të jetë rënëse me target 71.5-72. Tregtimi mbi vlerën 80.86 hap rrugën drejt testimit të rezistencës 83.5


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë