Para

Parashikimi i “Si” për bursat gjatë javës: Euro në trend rënës

Për sa kohë EURUSD tregtohet nën vlerën 0.9976  tendenca gjatë datave 31-6 nëntor, do të jetë rënëse me objektiv të parë 0.991 dhe më pas 0.985. Tregtimi mbi vlerën 0.9976 hap rrugën për ritestimin e vlerës maksimale të tregtimit të javës së kaluar 1.00938.

Për sa kohë GBPUSD tregtohet mbi vlerën 1.1577 trendi do të jetë rritës me target 1.171. Reagimi pozitiv ndaj këtij targeti e avancon lëvizjen rritëse drejt targetit të rradhës 1.176. Tregtimi nën vlerën 1.1577 do të pasohet nga testimi i suportit 1.445.

Për sa kohë DOW JONES tregtohet mbi vlerën 32600 tendenca do të jetë pozitive drejt targetit 33650. Tregtimi nën vlerën 32600 do të pasohet me testim të suportit 32400, reagimi negativ ndaj të cilit hap rrugën drejt testimit të suportit të rradhës 32200.

Për sa kohë BTCUSD tregtohet mbi vlerën 19900 tendenca do të jetë rritëse me target paraprak 22600 dhe më pas 24900. Tregtimi nën vlerën 19900 hap rrugën drejt testimit të suportit 17600.

Për sa kohë CRUDE OIL tregtohet nën vlerën 89.79 trendi do të jetë negativ me target 81.30. Reagimi negativ ndaj saj e avancon trendin negativ drejt suportit 76.25. Tregtimi mbi vlerën 89.79 e avancon lëvizjen për sipër drejt objektivit 91.47-92.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë