Bursa

Parashikimi i ‘Si’ për bursat gjatë javës: Bitcoin nis rritjen

Nga Gazeta 'Si'-Për sa kohë EUR/USD do të tregtohet nën rezistencën 1.069 trenda gjatë javës(13-19 mars) do të jetë bearish me target 1.042. Tregtimi mbi rezistencën 1.069 do të pasohej nga testimi i rezistencës së radhës 1.077, pas së cilës reagimi do të ishte negativ.

Për sa kohë GBP/USD do të tregtohet nën vlerën 1.206 tendenca do të jetë negative me objektiv 1.18. Tregtimi mbi vlerën 1.206 hap rrugën për testim të rezistencës 1.2197, reagimi ndaj së cilës do të ishte vendimtar për ecurinë e mëtejshme të tregtimit.

Për sa kohë DOW JONES do të tregtohet nën rezistencën 32400 trenda do të jetë rënëse me target suportin 30300. Tregtimi mbi rezistencën 32400 do ta avanconte korrektimin deri në vlerën 32600 pas së cilës do të rikthehet tendenca negative.

Për sa kohë BTC/USD do të tregtohet mbi vlerën 20750 tendenca do të jetë rritëse me target 22150-22600. Tregtimi nën vlerën 20750 hap rrugën për testimin e suportit 18400.

Pas disa ditësh që rezultoi në rënie edhe sipas parashikimeveGazetasi.al, ku u luhat kryesisht në nivelin e 21 mijë dollarëve, më i ulëti në tre javë, Bitcoin do të rinisë rritjen.

Për sa kohë CRUDE OIL tregtohet nën rezistencën 80.1 trenda do të jetë bearish me target 73.17 e më pas 69. Tregtimi mbi rezistencën 80.1 e avancon tregtimin drejt rezistencës së radhës 84.13.

Për sa kohë USD/JPY tregtohet nën vlerën 135.4 trenda do të jetë bearish me target 132.65. Tregtimi mbi rezistencën 135.4 mund ta avancoje lëvizjen për sipër maksimumi deri në vlerën 136.45.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë