Bursa

Parashikimi i ‘Si’ për bursat gjatë javës: Bitcoin nuk ndal rënien

Nga Gazeta 'Si'-Për sa kohë EUR/USD do të tregtohet mbi suportin 1.0617 tendenca gjatë javës(6-12mars) do të jetë pozitive me synim testimin e rezistencës 1.069, reagimi pozitiv ndaj së cilës e avancon lëvizjen për sipër drejt rezistencës së radhës 1.076. Tregtimi nën suportin 1.0617 rikthen tendencën negative drejt suportit 1.0535, reagimi negativ ndaj të cilit e thellon trendën bearish me target 1.048

Për sa kohë GBP/USD tregtohet mbi vlerën 1.201 trenda do të jetë pozitive drejt targetit 1.2121. Tregtimi nën suportin 1.201  rikthen tendencën negative  me objektiv suportin 1.184

Për sa kohë DOW JONES tregtohet mbi vlerën 33230 trenda do të jetë për sipër me target 33600. Tregtimi nën suportin 33230 hap rrugën për testimin e suportit të radhës 33000 reagimi negativ ndaj të cilit do të pasohej nga testimi i vlerës më të ulët të tregtimit të javës së kaluar 32500

Për sa kohë CRUDE OIL do të tregtohet mbi vlerën 78.6 tendenca do të jetë rritëse me target të parë 82.64 e me pas 84.4. Tregtimi nën vlerën 78.6 i hap rrugë trendës bearish me target 73.15

Për sa kohë BTC/USD tregtohet nën vlerën 22650 trenda do të jetë rënëse me objektiv 21780 e më pas 31170. Tregtimi mbi rezistencën 22650 hap rrugën për ritestim të vlerës më të lartë të tregtimit të javës së kaluar 25290, reagimi pozitiv ndaj së cilës e orienton tendencën pozitive drejt rezistencës së radhës 27000

Edhe në parashikimin e javës së shkuar, Gazetasi.al theksoi që Bitcoin do të vijonte rënien. Gjatë gjithë javës kriptomonedha qe në tendencë rënëse.

Për sa kohë USD/JPY tregtohet nën vlerën 136.17 tendenca do të jetë rënëse me target 133.85. Tregtimi mbi vlerën 136.17 hap rrugën për avancim drejt rezistencës 138


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë