Para

Parashikimi i ‘Si’ për bursat gjatë javës: Bitcoin do vijojë rritjen

Për sa kohë tregtimi i çiftit të monedhave EURUSD do të vazhdojë të kryhet mbi suportin 1.0805 trenda gjatë javës, 16-22 janar, do të jetë bullish me objektiv paraprak 1.093 dhe më pas 1.1. Tregtimi nën vlerën 1.0805 mund ta vonojë në kohë këtë objektiv duke u paraprirë nga korrigjimi drejt suportit të radhës me vlerë 1.074.

Për sa kohë GBPUSD do të tregtohet mbi vlerën 1.2165 trenda do të jetë rritëse me target 1.252. Tregtimi nën vlerën 1.2165 hap rrugën për ritestimin e suportit 1.196.

Për sa kohë DOW JONES tregtohet mbi suportin 34100 trenda mbetet bullish me target 35490. Tregtimi nën suportin 34100 do të mund të pasohej nga testimi i suportit të radhës 33800

Për këtë javë, për sa kohë tregtimi do të kryhet mbi vlerën  79.12, trenda në tregtimin e CRUDE OIL do të jetë rritëse, fillimisht më target 82.4 e më pas 86.5. Nëse tregtimi zbret poshtë vlerës 79.11, shumë pak i mundshëm, kjo tendencë rritëse do të paraprihej nga testimi i suportit 78.3

Për sa kohë BTCUSD tregtohet mbi vlerën 20400 trenda do të jetë rritëse me objektiv 25140. Tregtimi nën vlerën 20400, pak i mundshëm do të frenonte përkohësisht këtë tendencë duke u paraprirë nga testimi i suportit 19600.

Edhe në parashikimin e javës së shkuar(9-15 janar), Gazetasi.al parashikoi që Bitcoin do të vijonte rritjen drejt targetit 17500 ndërsa asokohe tregtohej mbi vlerën 16900.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë